Trinomi Rama-Xhafa-Balla konsuj të krimit

Nga: Azgan Haklaj

Kur në vitet 80-të ministri i rendit Fatmir Xhafa pozonte me krenari në tribunën e 1 majit në krah të diktatorit Hoxha, mafia siçiliane ndihej e plotëfuqishme dhe e paprekshme.
U desh atëherë mobilizimi i mijra forcave ushtarake që Shteti Italian tu tregonte qytetarëve të tij se ishulli i krimit do të çlirohej me çdo çmim.
Ndërkaq në Tiranë Enver Hoxha dhe klika e tij e kishin shndërruar Shqipërinë, vendin më të izoluar e të varfër të Europës në një kamp stervitje e trajnim për kriminelë të tipit Laurent Kabila e të tjerë terroristë marksistë sipas parimit:
“Kriminelë të të gjitha vendeve bashkohuni”.
Rama me ADN nga klika hoxhiste e mbron me fanatizëm Xhafën e Ballën ashtu siç beri me ish ministrin Saimir Tahiri dhe banden e Habilajve, ashtu siç po mbron çetën militare të sadimazohistëve të Taulant Ballës dhe bandës së tij të drogës.
Xhafa si më i kënduar se paraardhësi i tij, i alarmuar nga ngritja e Spakut, dekleratat e forta e angazhimin në terren të SHBA dhe qeverive europiane në luftën kundër mafies politike të lidhur me krimin përpiqet ti lajë duart si Pilati se:
” Krimi është internacional”.
A mund ti pergjigjesh një pyetje të thjeshtë z Xhafa?
Çfarë roli ka në këtë vend internacional Padroni yt z Edi Rama,
vellai juaj si baron i drogës e më në fund Ju që jeni mandatuar për të luftuar krimin.
Që krimi është internacional kjo dihet prej kohësh ashtu siç dihet kush i ka mbështetur mafien italiane, ruse, bandat e arkanit, klanin e Zemunit.
Ju si internacionalist sëbashku me kryeministrin e Malavitës keni eksportuar në Europë grupet kriminale të cilat zotërojnë tregjet e heroinës e kokainës dhe një kapital prej miliarda eurosh të cilat i pastroni me ligje me kontratat konçesionare me projektet mafioze të ” partneritetit” publik-privat dhe në parajsat fiskale.
A mund ta shmangni përgjegjësinë Ju dhe kryeministri juaj për vrasjet mafioze të cilat po tronditin cdo ditë shqiptarët duke terrorrizuar qytetarët e pafajshëm, të cilët taksohen për të qenë të sigurtë për të levizur, e në fakt nuk janë as në zemër të Kryeqytetit.
Kasaphana e fundit në Bllok deshmon se qytetarët nuk ndjehen te sigurtë as në kafenetë e Tiranës, vaj halli në periferi apo në zonat e thella të Shqipërisë.
Trinomit Rama- Xhafa-Balla të identifikuar qartazi e me prova të pakontestueshme si konsujt e krimit politik e atij ekonomik ju intereson më së shumti për të mbajtur vendin në një situatë pasigurie, ankthi e terrori për të friksuar opozitën tani që zgjedhjet vendore po afrojnë. Rilindjes i duhet dhe po lufton me të gjitha metodat e paligjshme e kriminale për të fituar këto zgjedhje.
Edi Rama ka krijuar një shtet privat, ka shkatërruar sistemin gjygjsorë, ka kthyer prokurorinë në celulë krimi e laborator të fabrikimit të deshmitarëve të rremë që të shpetojë familjen kriminale të Xhafës dhe militarët e Taulant Ballës
Me paketën antishpifje po asgjeson fjalën e lirë, duke aplikikuar metoden e pengmarrjes së viktimës së dhunuar dhe akuzimin e denoncuesit ndaj krimit.
Rama dhe ansambli kriminal i Rilindjes me përdorimin e prokurorisë për goditjen e opozitës për çdo denoncim që ban për kapot e krimit dhe aleancave të ngushta e afatgjata me ta po përpiqen që të forcojnë kontrollin e territorit e të frikësojnë qytetarët, duke instaluar një diktaturë mafioze për ti krijuar vehtes avantazh në këtë kohë parazgjedhore.
Sulltan Rama mund të bëjë kurban për interesat e tij e per tu hedhur hi syve shqiptarëve, opinionit publik dhe atij ndërkombëtar tipa të tillë si Roshi, Dako, Sejdini, Bushi, Rraja por asgjë nuk do të ndryshojë.
Parulla e mafies:
“Kapo vdiq, rroftë kapo” tregon se ndryshimi i kupolës i jep vetëm stimul veprimtarisë kriminale.
Nuk është rastësi që me gojën e Ramës e Xhafajt kriminelët ordinerë guxojnë nga dyert e gjykatës së tyre me pranga në duar të kërcënojnë udhëheqësin e Frontit Opozitarë z Lulzim Basha, “shihemi në zgjedhje”.
A mund të ketë duel elektoral të barabartë mes Frontit Opozitarë, tashmë mazhorancë morale dhe Aleancës së Rilindjes me krimin në anën tjetër?
Pa çarmatosjen e bandës qeverisëse nga armët e krimit e shkatërrimin e bazës dhe supërstrukturës që tjetërson vullnetin e popullit institucioni i votës së lirë, gurthemel i demokracisë, burim i të gjitha institucioneve të shtetit të së drejtës asgjesohet.
Populli sovran tani ka shumë shpresë tek mazhoranca morale, Fronti Opozitarë i bashkuar dhe se internacionalizmi kriminal me mandatet e vjedhura e Aleanca me kapot e krimit i ka ditët e numëruara.
Beteja me Sovranin është e humbur edhe atëherë kur kapot e plotëfuqishëm të politikës duken të sigurtë në vetëvehte.