Japonia krijon robotin ndërtues

Japonia ka krijuar një robot i cili është i aftë të ndërtojë dhe që mendohet se do të jetë e ardhmja e këtij sektori duke qënë se bën mjaft mirë punën e njeriut.  

Një video e re nga AIST, Instituti Kombëtar Japonez i Shkencave të Avancuara Industriale dhe Teknologjisë, tregon një prototip robot të dizajnuar për të punuar në ndërtimin e banesave dhe objekteve të tjera ku vërehet se mund të kryejë funksione të njëjta me një punëtor njeri. Roboti në mënyrë të pamohueshme është i ngadaltë por gjithashtu i habitshëm, duke sugjeruar një të ardhme ku robotët humanoid mund të zëvendësojnë edhe më shumë punë njerëzore.

Një tjetër sektor tashmë po merret nga robotët, duke qënë se krijimi i një roboti të tillë vë në rrezik punën e shumë punëtorëve njerëz të cilët punojnë në këtë sektor. Demonstimi i prototipit tregon robotin, të quajtur HRP-5P, duke mbledhur një pjesë të bordit të suvasë dhe duke e vidhosur atë në një mur. Ky lloj i robotit humanoid fleksibël është projektuar për të qenë në gjendje të replikojë lëvizjet njerëzore në mjedise të komplikuara të ndërtimit. Automatizimi industrial po ndryshon me shpejtësi fytyrën e prodhimit masiv modern. Ndërkohë që linjat e montimit në fabrika po bëhen gjithnjë e më shumë robotike, punëtorët njerëzorë ende shpesh janë të nevojshëm për shumë detyra. Montimi i avionëve për shembull, është një fushë që ka rezistuar zëvendësimit me montues robotikë të cilët tashmë janë masivisht pjesë e linjës prodhuese të makinave.

Kjo është për shkak se punonjësit njerëz ende duhet të zvarriten dhe të përshtaten në fusha të ndryshme që sistemet robotike më të mëdha fikse thjesht nuk mund të arrijnë. Sektori i ndërtimit është një tjetër fushë që në mënyrë të ngjashme i ka rezistuar automatizimit të lehtë robotik, me punën e njeriut ende mbështetur kryesisht për ndërtimin e shtëpive në vend. Robotë të automatizuar për vendosjen e tullave dhe printerat robotikë 3D sigurisht që ofrojnë mundësi intriguese për të ardhmen e ndërtimit, por në fund të fundit ne ende kemi nevojë për njerëz për të bërë të mundur ndërtimin me sa më efektivitet të jetë e mundur të këtyre ndërtesave. Ky hulumtim i ri japonez është më pak i fokusuar në heqjen e nevojës për punëtorët e njeriut por në vend të kësaj synon të përpiqet të merret me një problem unik të këtij vendi.

Duke prezantuar robotin e ri, studiuesit shkruajnë: “Së bashku me rënien e numrit të lindjeve dhe plakjen e popullsisë, pritet që shumë industri të tilla si industria e ndërtimit do të bien në mungesa të rënda manuale në të ardhmen dhe është urgjente ta zgjidhim këtë problem me teknologjinë robotike. Me anë të këtij roboti kompania synon të projektojë drejtpërdrejt një robot që mund të kryejë punë të rënda manuale duke përdorur lëvizje të ngjashme me një njeri, AIST po e drejton sektorin e ndërtimit drejt një të ardhmeje ku puna më e madhe mund të kryhet nga robotët.