Turneu futbollistik mbarёkombёtar pёr fёmijё nё Prishtinё

Sot mora pjesё nё ceremoninё e hapjes sё Turneut futbollistik mbarёkombёtar pёr fёmijё, nё kompleksin sportiv “Rilindja”, Prishtinё, – shkruan nё faqen  e tij nё Facebook, dr. Islam Lauka, ish ambasador i Shqipёrisё nё Kosovё.

Nё kёtё turne marrin pjesё 24 ekipe fёmijёsh nga Kosova, Shqipёria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevёs.

Nё fjalёn time tё rastit, pasi vlerёsova lart ogranizimin e shkёlqyer tё kёsaj veprimtarie, theksova se, nё kёtё turne po shohim tё realizuar bashkimin kombёtar shqiptar, jo me fjalё, por me veprime konkrete, pa bujё dhe pa rrahje gjoksi, siҁ bёjnё politikanёt. U bёra thirrje institucioneve shtetёrore tё Shqipёrisё dhe Kosovёs qё tё investojnё mё shumё pёr sportin, nё mёnyrё tё veҁantё, pёr pёrgatitjen e talenteve tё reja, me qёllim qё Xherdanё Shaqirё e Granitё Xhakё tё nxjerrim edhe ne, jo vetёm Zvicra. Shpreha bindjen se tani, por edhe kur tё rriten, kёto talente tё mrekullueshme, nё momentin e shёnimit tё golit, do tё festojnё duke bёrё simbolin e shqiponjёs me dy krerё.