Qiellit të ngrysur të vjeshtës!

Nga Valbona HYKAJ

Në të zbardhur të mëngjesit u dëgjua zëri i saj krejt në vaj..!
Ishte dallëndyshja,ajo e përhershmja,ajo qe ikte e vinte çdo pranverë!
Kthehej po aty,nga e njëjta rrugë pa harruar asnjë detaj,drejt e në fole.
Ngrohte me dashuri të pakufi çdo fije bari të sajë!
Ishte strehëza e saj e dashurisë tash sa vjet.
Aty kishte ëndërruar çdo prag pranvere për një qiell të kaltër,pa re’ të ngrysura, për një shi të butë si vesë mëngjesi.
Por në mesnatë,nëpër terr,ja prenë pemën,foleja ra’.. !
I kishin lënë një shënim:”Ndërtim pa leje..”!
Në të zbardhur të mengjesit u dëgjua zëri i saj,krejt në vaj, qiellit të ngrysur të vjeshtës!