Përcaktohet se kur do të luhet “El Clasico” e parë e sezonit

Deri në ditët e sotme nuk kishte asnjë datë të planifikuar për ndeshjen më të rëndësishme e më të shumëpritur të sezonit në La Liga (Spanjë). Por, presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Javier Tebas, shkoi nëpër mikrofonat e “El Transistor” në “Onda Cero”, për të treguar datën dhe kohën e saktë të luajtjes së kësaj supersfide, që ndiqet në masë në të gjithë botën. “Barcelona-Real Madrid do të luhet të dielën e 28 tetorit, në orën 16:15”.

Pra, brenda një muaji e gjysmë, ekipi i Ernesto Valverde do të përballet me atë të drejtuar nga Julen Lopetegui në pasditen e hershme. Klubi katalanas do të ketë një ditë pushim më pak për ta përgatitur këtë ndeshje, sepse do të përballet në Ligën e Kampionëve me Interin katër ditë më parë (24 tetor) ndërsa Real Madridi një ditë më shumë. Kampionët e Europës në fuqi do të luajnë kundër Viktoria Plzen në Champions, të martën e 23 tetorit