Shqipërisë dhe Kosovës: Injorantët dhe armiqtë duan të na përçajnë..

Prof. dr. Lisen Bashkurti – Akademia Diplomatike – Tiranë

“Përçaj e sundo”, një taktikë e vjetër e lindur në Romë, e zhvilluar në Bizant, e lartësuar te Osmanët, e sofistikuar në kohën tonë. Prandaj deri këtu nuk ka asgjë të re…

E reja qendron në faktet e këtyre ditëve. Degjojmë e lexojmë..
“Kombi kosovar e Kombi shqiptar”…dëgjojmë teza mediokre…”nuk nderhyjmë në punët e brendshme të secilit”…lexojmë “fotbollistë kosovar e shqiptar”….dëgjojmë tezën sofistike…”kolonizimi kulturor shqiptar e Kosovës”…vështrojmë në facebook…”toskët janë hileqarë me gegët”….e më së fundi lexojmë me dhimbje “Kosovë më jep turp, më jep emrin kosovar”.Cfarë bataku në llum!!

Boll deri këtu boll. Strategjia është e qartë. INJORANTË dhe ARMIQ janë bërë së bashku për të përcarë dhe pastaj për ta sunduar më lehte Kombin Shqiptarë. Prej mijra vjetësh kanë dështuar. Por kjo nuk përjashton sukses në erën e Milenuimit.

Kerkohet të përballemi me këtë taktikë të vjetër në erën e re. Asnjë c’kujdesje nuk lypet të kemi. Jemi një gjeografi e integruar. Jemi një histori e pandarë. Jemi nje identitet pa koloni mes nesh. Jemi një e ardhme e përbashkët.

Kush e kupton lum për të se është i ditur. Kush nuk e merr vesh mjerë për të se ështe injorant. Kush bën sikur nuk merr vesh është dukshëm armiku ynë. Kush i shërben atij që hiqet se nuk vesh është me djallëzor dhe në shërbim të armiqve…

Jemi përballë taktikës me Bizantine të “Departamentit të Barbarëve” që njihet me dy fjalë..”Përcaj e Sundo”…E vjetër është. Por po aktivizohet shumë fort. Dhe më së shumti kundër Kombit Shqiptarë..

Armiqtë do bëjnë të veten. Më vjen keq kur armiqve i shërbejnë, me apo pa dashje edhe njerëzit tanë…Më kujtohet Noli..

“O turma pa tru, zemër krund e gërdhu, hosana baraba!”…