Bisedë e shpejtë me Papa Françeskun

Nga Ilir Kadia – Tiranë

-Nuk i keni punët mirë me demokracinë!- më tha Papa Françesku.

-Nga e di ti o Papë?!
– Kur njerëzit ikin nga vendi i tyre dhe ata që mbeten kanë frikë të bërtasin në shesh se mos humbasin copën e bukës që u jep qeveria ai vend kujton se po ecën përpara por i ka ngritur këmbët nga toka dhe i lëviz në ajër si erashkë! Më kuptove?!
– Të kuptova o Papë, të kuptova! Por thuja vet atij burrit të bukur dhe të gjatë si plep që ene ti e ke mik dhe i rref shpatullat e kref bishtin! Mos më thuj ndryshe mu e ndryshe atij se s’ ka lezet!