“Rruga e Jetës” në Curraj të Epërm

Ja kushtoj këto vargje, Besnik Dushës, duke i uruar çdo të mirë në jetë…dhe djemëve të Curraj Epërm.

S’mujta ma për me u durue..
Kur këto foto i kam shikue..
Dy fjalë zemre për me i shkrue.
Për një djalë..që qoftë bekue…!

Djalë i lindur në shpi të Hoxhë Dushës…
Djalë artist… e prijësi i punës..
E pat fat Malësia mbarë…
Kur e zgjodhën Kryetar…

Pat dhanë shembull qysh në rini…
Si e udhëhoqi komunën e ti…
Fierza…ish komuna e pare…
Në krejt vendin tonë Shqiptar.

Që u binjakëzue me Europën..
Nderoi veten dhe Tropojën..
E pastaj në Parlament…
Fjala e tij gjithmonë zu vend..

Se të vjetrit kanë pas thanë..
Djali i mirë…e pshton dynjanë..
Kur Tropoja kish nevojë..
Prapë e thirrën për përvojë…

Dhe ja ndërroi faqen Malësisë.
Prej Valbonës e në katundin Brisë..
Tuj ndërtue rrugë…e kanale.
Tuj e uruar çdo zemër nane…!

Derisa i erdhi rradha bjeshkës..
Me ndërtue “Rrugën e Jetës”…
Për në Curraj ai e nisi…
Tuj pasë pranë djemtë e kti fisi.

Dhe pak ditë duhet me kalue..
Kur në Curraj…me bashkue..
Si dikur në atë kohë moti…
N’log të Kishës që e bekoj Zoti.

Falemnderit, shokë e vllazni..
Për këtë punë me kaq lavdi..
Zoti të ruejtë, o Kryetar…
gjithmonë paç faqen e bardhë.

Dhe ju të Curraj kudo jeni..
Zoti sot ju thot: Faleminderit,
Që s’harruat këtë mrekulli.
Tanë atje e kem ka nji shpi…

Atje kem bjeshkë edhe vrri.
Atje kem miq e vllazni.
Atje kem varret e të parëve..
Amanetin e baballarëve…

Kurrë për jetë…mos na harroni.
Atje çel lulja e buron kroni..
Këndon lahuta e çiftelia…
Atje është vet’ gjithë Malësia…

Mercedes KRASNIQI

Dublin, Irlandë, 2018