Qaf-Valmiri-Memorja e zezë e pashpaguar!


Nga Albina Deda – Gjoci – ish-deputete, Mirditë

Nderim dhe homazh per Martiret e Qaf-Valmirit dhe familjet e tyre!
Nderim per Mirditen tone qe u martirizua si askush nga rregjimi komunist.
Me 17 Gusht , 69 vite me pare diktatura dhe prijesit e saj me te zi ne historine e Europes e me gjere menduan te vrasin perfundimisht lirine e ketij trolli.
Ata zgjodhen jo pa qellim Mirditen tone per te demonstruar krimin me makaber te post-Holokaustit nazist. Se Mirdita ishte Republike e vleres dhe tradites, e kanunit dhe burrnise e nacionalizmit dhe atdhetarise.
Duke mposhtur me dhune e barbari vendlindjen tone E.Hoxha dhe sejmenet e tij po aq te pashpirt, te pa fe e Atdhe e dinin mire se po ju dergonin mesazhin e tmerrit gjithe Shqiperise.
Akti konspirativ i vrasjes se Bardhok Bibes ishte preteksti i fillimit te nje spastrimi nderetnik te projektuar nga Mugoshet e Dezdariviqet e Serbise qe ne vitin 1941!
U arrestuan, u torturuan, u varen e u pushkatuan lulet e rinise mirditase per te vetmin faj se vinin nga familjet me te spikatura e fisnike.
Ata jo vetem u vrane por dhe u poshteruan jashte logjikes njerezore.
Mehmet Shehu ky kriminel me damke pak kohe me vone i pire ne nje sofer servile ne Lure deklaronte se vuri gabele ne skuadren e pushkatimit sepse bestytnite thoshin se po te vrane gabelet familjet e viktimave 7 brezni nuk ngrenin me koken!
14 burra u masakruan dhe 49 kamione me mirditasit me te shquar u ngarkuan per tu “postuar”ne burgje e internime.
Por Mirdita ngeli aty mes malesh e thepash duke jua deleguar atyre per mbrojtje krenarine e saj.
Pas viteve 90, krenaria e virtyti na eshte kthyer vetem pjesshem e me shume paradokse.
Po a ka me paradoks sesa dekoratat e martireve te jepen nga bijte e krimineleve !?
Po kush e imagjinonte ne dhjetorin ’90 se pas 69 vitesh Mirdita e Shqiperia serish do pushtohej, drejtohej e poshterohej nga bijte gjenetike te krimineleve te Qaf-Valmirit.
Fajtor jane ata monstra qe si klone besnike u riprodhuan e na pushtuan serish duke na ndalur lirine dhe shkelur demokracine e dinjitetin tone.
Por fajtor jam dhe une dhe ti moter a vella i Mirdites e Shqiperise qe lejuam per ç’do aresye kthimin e krimit e tiranise.
Vertet sot nuk ka Qaf-Valmir klasike por krime moderne arrogance e korrupsioni.
Ata qe udheheqin vendlindjen tone nuk na vrasin me plumb e litar por me droge e varferi.
Ndaj sot e sigurt qe jo vetem politikisht por njerezisht si bije e Mirdites bashkoj apelin tim me shumicen e shqiptareve qe te kerkojme shpagim.
Dhe shpagimi i fisnikeve nuk eshte hakmarrja meskine por drejtesia njerezore per keto akte barbare.
Dhe drejtesia nuk vjen vete dhe as priten nga bijte e etërve kriminele.
Ajo kerkon jo vajtim por proteste.
Ne jemi shume e ata jane pak.
Ne jemi trima dhe fisnike ndersa ata jane idhnake e frikacake.
Ata nuk kane kohe.
Koha e tyre ka mbaruar eshte sosur sic u sos 69 vite me pare jeta e martireve te Mirdites.
Une i refuzoj keta monstra.
Refuzo dhe ti si amanet i shpirtit te lire qe 69 vjet me pare u varros per se gjalli ne Qaf-Valmir te Mirdites!
E kemi nje amanet prej tyre dhe amanetin nuk e prishin vitet dhe as e tret dheu!
Neser me 17 Gusht homazhet do te vazhdojne si cdo vit e prej aty kerkohet jo vajtim por revolte per shpagim.
/A.D./