Katunari nga Surreli

Nga Ilir KADIA – Tiranë

Ai vje e shet tinës qumësht, vezë me gjel ene fiq tek cepi pallatit tim silikat. Ene vdes me m’bo pyetje mu.
Sot më la pa men.
-Ke dëgju gjo tina?!
-Ç’are me dëgju katunaro?
-Qi katunin tonë dun me shpall Republikë Franceze?!
– Cilin katun, Shqipninë?!
– Jo mer jahu, ç’are Shqipinie!!! Një katun kena ne! Surrelin!
-Tobeeftrakullah! Luj venit! Ene pastaj ti do me mi sjell mu fiqte e zgërlaq me tajare e me mi shit 100 euro koqja?! Luj mre venit! Por kujdes vezët me gjel!
-Rri tina me at tyryfylen tate m’dorë! O mbushë Surreli me parulla e tina s’ di gjo!
-E çare thonë parullat?! Poshtë Republika e Surrelit?!
-Ç’poshtë mre?! Ato shkrujnë Vive la Republic di Surrel! Vive Edi Rama!
Sa dëgjova emrin e Kryeministrit unë e ndërpreva bisedën. Në fakt edhe furgoni i policisë ja dha tek cepi tjetër i pallatit dhe katunari mblodhi vez e fiq e i zgërlaqi e boni nji si premtime fushate!