Unioni Curraj Epërm, pasqyra e drejtë vëllazërore

Skender Perpepaj, garanti e siguria e rrugës Curraj Eper

Nga Agron Prebibaj – gazetar

Realisht Unioni për vendlindjen Curraj Eper në stadin më të lartë qytetar nga të gjitha OJF në Shqipëri, kjo e kronometruar nga stadi i lëvizjes, zgjimit e bashkëpunimit me barometër drejtëpërdrejtësia e ndërgjegjësimi qytetar në përjetësimin e një vepre që tashmë po vjen.
Curraj Eper është fshati ku Zoti pikturoi më mirë, për ta populluar një popullsi me vyrtutet, doket, traditat e zakonet me dallim edhe me krahinat për rreth, për të ndërtuar historinë e pasur me referencë kombëtare e ballkanike.
Unë zakonisht nuk militoj në asnjë shoqatë por këta të Unionit Curraj Eper më kanë karikuar për tu bërë pjesë, është Sekretari i Përgjithshem Z.Pashko Gecaj i cili gjatë këtyre viteve më ka ngacmuar nëpërmjet tregesës së tij për aktivitetin e bashkëpunimin me njerëzit tanë nga Curraj, një ngrohje e afruar nga ftohja ime në bindjen e gabuar se fshatarët nuk afrojnë shumë qytetari për metropolin dhe duhej marrë më avash e kaluar disa breza.
Duke anilizuar në këndvështrimin më shumë si qytetar sesa si gazetar për afro 30 vite, gjithnjë i ineresuar në promovimin e historisë, natyrës e asnjëherë nuk më kanë shpëtuar eventet e rëndësishme e portetizimi i personliteteve,por integrimi i të njëjtit brez që jeton është një dikuri që kalon njerëzoren vetëm nga qytetarët e Curraj Eper, vërtetë një qytetari e cila befason. Përveç takimeve e kujtesave historike për Unionln Vendlindja Curraj Eper, kryevepra mbetet libri”VJETARI Curraj Eper”, dokumet shumë i vyer për brezat e studiuesit.
Sot kjo shoqatë drejtohet nga pinjolli i një familje të shkëlqyer i riu Gjergj Prebibaj, po ashtu edhe nga eksperienca e Pashk Gecaj i një familje që nderon malsinë.
Kam ndjekur nisjen e rrugës për Curraj Eper një sipermarrje e fortë e kryebashkiakut Z. Besnik Dushaj, siç e kam thënë edhe më parë pa protofolin e parave e cila u mbështet fort nga kryetari i shoqatës Nikaj-Mertur Dr.Mhill Gecaj, por shumë transparente dhe e maturuar përballë qytetarit e publikut Uninioni Curraj Eper që nga hapja e numrit të llogorisë e publikimit në barazi propogande.
Unë sot isha prezent në takimin e thirrur nga ky Union, gjithçka vllazërore e drejtuar nga kryetari z.Gjergj Prebibaj, me qëllim nxitja e bashkëpunimi për të ngjitur rrugën në Curraj Eper ose më mirë e thenë në pagëzimin e Gjergjit e Pashkut “ANDRRA E CURRJAVE…”
Sado që i drejtë të jesh në promocion, sado që të përvjelesh mangët edhe ato kanë limetet e veta e me patjeter se në kryet të vendit natyrshëm do sjellin një të parë i cili jep garanci në marrveshje e mundëson realizimin e veprës Curraj.
Është Skender Perpepaj pinjolli i magaziniert të mëndjes Kukel Ndout i cili ka dhënë e marrë garancinë e sigurinë me mirëbesim të plotë nga palët, e konsiderur palë edhe ai që jep pak por sipas mundësisë.
Aty sot ishte edhe Prelë Ademi me nipin e vet Zef Marku të ardhur enkas nga Amerika i cili dhuroi 10.000 dollarë për këtë rruge e cila tashmë po arrin, realiteti i mrekullisë shqiptare.
Ajo ç’ka duhet veçuar është se Curraj Eper kanë patur burra mendimtare për çdo derë por ka patur dhe ka prinjës e mendimtarë si kudo.
I dashur Skender Perpepa! Derë paske qënë, derë qenke, derë mbeteshi gjithë jetën.
Unioni për vendlindje Curraj Eper përbashkuesi qytetar më i mirë.

Fotografia e Agron Prebibaj
Fotografia e Agron Prebibaj