Receta e ditës/Fileto pule me fasule

Përbërësit:

8 fileto pule
100 gr fasule
1 panxhar i vogël
3 karrota
1 lugë rigon i tharë
kripë

Përgatitja:

Çdo fileto të gjoksit të pulës mbështilleni me letër kuzhine për ta tharë, më pas rriheni mirë.

Qëroni perimet dhe pritini në shirita, shpërlani fasulet. Vendosini të gjitha perimet në një enë dhe ziejini me avull për 5 minuta, më pas lërini të vaken duke i ndarë perimet në tetë grumbuj.

Sistemoni çdo grumbull perimesh në qendrën e filetos së pulës, aromatizojini me rigon, kripë dhe rrotullojini, duke i mbërthyer me spango kuzhine. Piqini në banjëmari për 20 minuta dhe shërbejini.