SUPERPROKURORJA, Elisabeta Imeraj komandohet në krye të Prokurorisë së Tiranës

Prokurorja Elisabeta Imeraj është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit të Dritan Rreshkaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte pasurinë e tij.Imeraj është emëruar nga kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Elisabeta Imeraj ka qenë prokurore tek Krimet e Rënda. Ajo ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.