Ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë të dobëson por cili është regjimi i duhur?

Larmia është erëza që plotëson jetën tonë.

Megjithatë ndjekia e një rutine në ushqyerje mund të jetë fitimprurëse për një shëndet të mirë thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, larmia e madhe e produkteve ushqimore që gjenden në treg mund të nxisë njerëzit drejt mbipeshës

Ata mund të bëjnë edhe zgjedhjeve të gabuara.

Jo më kot, gjyshet tona kujtojnë me nostalgji kohët kur zgjedhjet ushqimore ishin më të pakëta por shëndeti ishte më i mirë.

Ky pretendim mbështetet edhe nga shkencëtarët.

Sipas tyre njerëzit që ushqehen me produkte të larmishme janë të prirur të konsumojnë më shumë kalori.

Sipas tyre, ngrënia e të njëjtit ushqim çdo ditë shkakton një mërzi të madhe sa i bën njerëzit të konsumojnë më pak ushqim.

Sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj të njëjtit ushqim mund t’i bëjë njerëzit të mësohen me të dhe rrjedhimisht të hanë më pak.

Monotonia në ushqyerje varet nga ushqimi

Megjithatë, shkencëtarët janë ende të paqartë mbi pasojat e monotonisë në ushqyerje.

Sipas tyre është ende e paqartë nëse ngrënia e një ushqimi të caktuar mund të shkaktojë pakësim të energjisë.

Paqartësi ka edhe për periudhën që kërkohet për një njeri që të mësohet me një ushqim, të mërzitet me të dhe të hajë më pak.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org suksesi i një regjimi monoton qëndron tek ushqimi i përzgjedhur.

Njeriu nuk mund të pretendojë të dobësohet duke ngrënë pica çdo ditë.

Pavarësisht se një regjim monoton ju bën të konsumoni më pak kalori, AgroWeb.org ju rekomandon të mos nxitoheni.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të bëni pazar e të blini një ushqim të vetëm me të cilin të ushqeheni çdo ditë.

Ekspertët e AgroWeb.org shprehen se sekreti i rënies në peshë është ekuilibri.

Zbatimi i konceptit të monotonisë në ushqyerje dhe ndërthurja me rëndësinë e larmisë në ushqyerjen e shëndetshme janë thelbësore për një peshë të mirë trupore.