Mos kini frikë nga kullat…

Nga Fran Ukcama – Fier

Ju kioskaxhi, që Tiranën e kthyet në pshurrtore,
mos druani prej kullave se nuk u hanë.
Kullat janë qendresa, janë pushto qiej, simbole,
do doja te ishin guri si në malcinë tonë..

Nevojtore e kthyet Lanën, dhe tani mallkoni,
gjelbrimin, udhën, parqet kur shtohen në anë,
mos kini frikë nga kullat, nga kullat mos kini droje,
ju ngritet geto, ngritet rremujhanë..

Dhe n`qytetin ku jam, ndryshimi ndihet tejanë,
po si t`i them kesaj, mos mirënjohje,
kur gjitha qytetet, tash dhe katundet po marrin tjeter t`pamë,
kemba nuk t`shkel në baltë, plot lulishte e pushimore..

Mos kini frikë nga kullat, nga kullat mos druani,
kur do të vijë dita t` jepni llogari për resurse e vila,
për milonat e çvatura , për zollumet, mos truani,
të bukurën pranojeni, ani pse ju mendjen se keni te ne por te karrika..