Krenaria kombëtare, ruajtja e gjuhës në emigracion

(Shqipfolësit përfekt të lindur në Francë, Dorjani e Dardani, djemtë e mikut tim Ahmet Gjediaj)

Nga Agron Prebibaj – gazetar, Tiranë

Pas shumë vitesh rastësisht takohemi me mikun tim të shkëlqyer Ahmet Gjedia i larguar afro 20 vite në emigracion i sistemuar në Francën e lirisë.

Fillimisht u njoha me djemtë e tij Dorjani 19 vjeç e Dardani 16-të të cilët kishin lindur në Friancë por që flisnin një shqipe me të ëmbël sesa e flasim në përditeshmërinë tonë, madje me lezetin e vet parakalonte atë që ne i themi letrare, një shqipe e ledhatuar prej vllezërve Bytyças të Tropojës e deklaruar me krenari origjina e tyre.

Pa u zgjatur shumë për brengën tonë të emigracionit pas “90-ës e cila është e shoqëruar me dhimbjet e luhatjet e veta, por ajo që na brengos më shumë është humbja e gjuhës në të folur e një pjesë të mirë e të lindurve jashtë, përsa i përket të shkruarës e panjohur nga shumica.
Miku im Ahmet Gjedia gjithnjë i qetë tipik fancez, më rrëfeu se datën 14 shtator 1998 pas një dite të trazuar në Tiranë, vendosa të hypi autobuzit të Vlorës me qellim emigracionin me skafë nga Vlora pasi Shqipëria vendi im dukej mision i pamundur për jetesën time. Në rrëfimin e Ahmetit interesante mbetet rikthimi pas dy ditësh nga Vlora i vendosur për të marrë bashkëshorten Xhevaire e vajzën Xhesjana 16 muajshe e për të vazhduar aventuren e shtegëtimit nga deti me skafe.
Ashtu u bë një aventurë skafiste duke patur Zotin me vete kaluan në brigjet italane e pastaj për frymëmarrjen e vendosur në Francën e cila tashmë është e tyre.
Si të gjithë edhe miku im Gjedia ka patur vështirërsitë e peripecitë e veta pasi perëndimi nuk ju kishte çuar fjalë, por humanizimi e ligji i lirisë mundësoi legalizimin në vendin e lirisë, për të mundësuar lindjen e dy djemve me vendlindjen e një kombi të madh.
Unë sot fola dhe u kënaqa me Dorjanin e Dardanin e lindur në Francë të cilët flisnin një gjuhë kuptimplotë shqiptare, mjaft e ëmbël dhe e dashur, një befasi e imja para shqiptarëve të lindur në perëndim.
Por gjithsesi merita e kësaj ngjizje shqiptare mbetet e prindërve e Ahmetit me Xhevahiren pasi vetëm këta janë pjella e produkti i kësaj fare të mirë shqiptare.
Urojme të kemi sa më shumë përcjellje të mirë për shoqirinë tonë kombëtare.

Faleminderit Ahmet për këtë shërbesë shqiptare!
 

(Në foto: Ahmet, Dorjan e Dardan Gjedia dhe unë).