Ditë – Festa e Gurbetçarëve: 28 korrik 2018

Traditë e mrekullueshme e zonës së GORËS.

Nga Muhamet Gashi

Me iniciativën e djemve emigrantë, nën kryesimin e artistëve më të mirë të zonës,
Ali Kingji, Mirat Durmishi, Shkelzen Uka, Nuridin Toshi, Zeqir Qejvani, etj…këngët e veçanarisht vallet, veshjet plot kolor, shfaqën talentin, dashurinë për vendlindjen, shpirtin sa realist po aq edhe poetik të GORANËVE.

Në analogji me Kampionatin Botëror të Futbollit, kjo ditë-feste ishte më madhështore.

Çdo verë, kur vijnë emigrantët, organizohet në Fshati Shishtavec kjo festë, në të cilën marrin pjesë të gjithë, i madh e i vogël, nuse, djemë, vajza dhe fëmijë nga e gjithë treva .

Është vërtetim i asaj që: Dasmat si të Gorës askush nuk i ka .

Në çdo krahinë ka dhe mirë që ka, ditë-festa të tilla, por që të jemi realist si ato të Gorës nuk ka.
E nëse bëhet fjalë për dasma! O bën dasma të forta Jugu e kryesisht Lumi i Vlorës (me 50-qingja në hell) o s’bën krahinë tjetër në Shqipëri, por jo!!

Dasmat e Gorës janë më të veçanta :

*Janë një Spartakiadë më vete…( me gara të veçanta, mundje, gjimnastikë, atletikë, garat me kuaj e 48 orë ritëm artistik).

Sepse populli i Gorës nuk është popull mish-ngrënës, por është popull artdashës, shpirtfisnik, plot kulturë e urtësi…

Dhe nëse ndodh, tek-tuk ndonjë incident, grindje apo zemër që lëndohet, janë me dhjetra zemra të tjerë që dashurohen, qindra që pajtohen apo mijëra njerëz të tjerë që ritakohen përmallueshëm e gëzueshëm.

Dhe të gjithë me veshjen tradicionale të Gorës !

Miliona përgëzime e urime !!!

Fotografia e Muhamet Gashi