Zëri i Kujtesës Heroit të Rezistencës së Kombit Adem Demaçit

Nga poeti Namik SELMANI – Amerikë

Para disa vitesh punëshumi dhe patrioti, poeti Rudi Berisha  ia kishte nisur një pune të bukur fisnike që të bënte një antologji për Adem Demaçin. Dhe e bëri mirë. Në atë kohë ai shte gjallë. Gjallë mes jetës dhe legjendës. Kështu qënka historia jonë shpesh.

Ia dërgova dhe unë këtë poezi që u bë pjesë e librit. Fola me zërin tim. Qoftë dhe modest. Se duhet shkruar edhe historia poetikisht e kombit tonë.

Sot po i rkithehem përsëri. Sot poezia për të është homazh. Është krenari të jesh bashkohës i Adem Demaçit për forcën dhe mbijetesën e tij.

Kujtim I paharruar për Heroin tonë

Namik Selmani

1.

Mund të vësh pas hekurash

Njerëz,

Luanë,

Pëllumba,

Mund të mbyllësh në qeli të ftohtë

Gra,

Fëmijë,

A pleqtarë fisnikë.

Mund të mbyllësh në sirtarë a kasaforta.

Florinj,

Dollarë,

E plumba.

Mund të vësh një ditë

Edhe vetë gardianët më besnikë.

2.

Mund t’ua vjedhësh tinëzisht

Rrezet,

Nën një diell apo në një hënë

E supën

 mund t’ua japësh në një kupë të drunjtë, të vjetër

Dhë kërbaçët

Në trupa të pafajshëm

Vrraga gjaku mund të lënë

Me një mallkim

Që kthehet

Si gjëmim mbi ata shpirtlugetër.

3.

Veç fjalën e lirë

S’e prangos dot

As mes torturash ku qëllohet egërsisht

Veç zërin e atdheut tend,

Nuk e mbyt

E nuk e shuan si zjarr në gjokset njerëzore.

Paçka se pas kalendarëve

Mbeten ditë, muaj, vite pa mbarim

Dhe gjarpërinjtë e gjakut

 një ditë të vijnë si kone qetësisht

4.

 E lavdia

Të mbetet pas më shumë se një shkronjë në mur e gdhendur

E fjalë për lirinë

Të bëhet një ditë mike  këtej e matanë jetës

E Kosova

të bëhet si plis me borë të pashkelur

E tupani për ty e zgjon dhe këngën e fundit.

Me ehon e fortë të Kujtesës.

5.

E një ditë

emri të ikën si një zog ikën nga çerdhja

e të bëhet

Bronx,

Mermer,

Këngë lirie,

Bri tij

të gjithë

duam të bëhemi pajtimtarë në breza.

me nderim për veten

për palcën e shkëmbit,

për Lokën tonë

 që na mëkoi në vite ëndrra dhe urime.

Tiranë, 12 shkurt 2014