Prend Buzhala: “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, arketipi i heroit nëpër kohë”

Doli nga shtypi vepra e shkrimtarit, studiuesit e poetit  Prend Ndue Buzhala me titull “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, arketipi i heroit nëpër kohë”, me esse e studime, botim i ShB e Shtypshkronës së njohur “Lena Graphic”.

“Të paktën: në Vitin Mbarëkombëtar kushtuar Skënderbeut: një gjurmë modeste me një libër…”, shkruan Prend Buzhala për vepren e tij ma të re, e cila po mirëpritet nga lexuesit në Kosovë, etj.