Mbreti Gent

Nga Nikollë LOKA – Tiranë

Kuajt tërheqin zvarrë triumfe
e ai vështron lart si Mbret
e Perandor.
Roma hijerëndë
nuk e pa fronhumbur,
mbret të shkurorëzuar,
pa kurorë.

Nuk pranoi
të gjunjëzohej i përgjunjur,
në Romën
me pranga gjithëfarësoj,
të bronxëta për skllevër
dhe të huaj,
të arta për mbretër
dhe heronj.

Sa vite ikën,
sa emra mbretërish u shuan!
E ai prap mbi Mbret
e Perandor.
Te një mauzole i shenjtëruar,
përjetësuar në një lule
që shkëmbin çan me zor.