Djemëve emigrantë

Nga Besnik Meta – Tiranë

Ji ikët në vitet nëntëdhjetë,
Kur hi e zjarr uk kishit në vatër,
Ikët me dhimbjen e madhe detë,
Dhe latë vetëm nënën dhe babën.

Ju kapërcyet kufij e lumej,
Gërxhe e male të mbuluara me dëborë,
Shpesh ndërmend atë kohë e sjell,
Vuajtjet, zvarritjet dhe dimrat inatcorë.

Mes pyjve të dëndura plot egërsira,
Ecët të zbathur të uritur me canta në shpinë,
Kusarët u grabisnin ju fakira,
U linin mes udhëve pa mëshirë.

Por ju vëllezër kurr s’u thyet..
As para korafillakut e efendikoit,
Kur djersën e ballit ua rrëmbyen,
E mbas shpine dhëmbët ju shtërngonit.

Ju që provuat mbi shpatullat,
Mallin, lodhjet, cfilitjet, pagjumësin,
Nuk u dëshpëruat edhe kur u erdh mandata,
Ndaj vëllezër, sot djersa juaj kudo ndrin…