Vëllezërit Qosaj dhuratë për Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj

Vëllezërit Isak, Vesel, Xhevat dhe Dardan Qosaj bënë edhe një dhuratë-donacion tjetër me vlerë për shtëpinë e Kulturës në Vuthaj.
Për të nderuar jetën dhe veprën e babait të tyre të çmuar Ali Shabanit Qosaj, burrë ky i respektuar në vendlindjen e ti dhe më gjërë, vëllezërit Qosaj blen këtë dhuratë Tavolinë në vlerë të 700 eurove donacion për Shtëpinë e Kulturës që do të qëndroj përgjithmonë në një nga zyrat .
Është rëndësishme të thuhet se vëllezërit Qosaj kanë dhuruar shuma të konsiderueshme parash për jetësimin e kësaj vepre për të mirën e Vuthajve.
Vëllezërve Isak, Vesel, Xhevat dhe Dardan Qosaj u jemi mirënjohës për kontributin e dhënë për shtëpinë e përbashkët të të gjithë vuthjanve, por njëkohësisht potencojmë se kontributet dhe përkrahja e tyre e vazhdueshme per cdo aksion dhe nismë ne te mire te vendlidjes janë te mirënjohura nga tërë komuniteti plave-gucias ndër vite.
Ali Shabani Qosaj të pushoj i qetë ne boten e amshueshme nderkaq pasardhësit e ti j gjithnjë po lënë vepra për të nderuar fisnikërinë dhe bujarin e tij dhe të familjes së tij.