Sondazhi “Word’s Best Awards” i revistës Travel + Leisure rendit 15 qytetet më të mira në Europë për vitin 2018

Çdo vit, për sondazhin Word’s Best Awards, revista Travel + Leisure pyet lexuesit e saj për përvojat e tyre të udhëtimit në të gjithë globin – për të ndarë mendimet e tyre rreth qyteteve më të mira, ishujt, anijet kroçerë, linjat ajrore etj. Lexuesit kanë renditur qytetet më të mira duke u mbështetur në peizazhet, pikat turistike, kulturën, kuzhinën, miqësinë, dyqanet dhe vlerën e përgjithshme.

Pas një rezultati të shkëlqyer në vitin 2017, Portugalia vazhdon të tërheqë vizitorët. Porto, që u rendit në vend të nëntë në listën e vitit të kaluar – renditet në vend të katërt për vitin 2018, ndërsa Lisbona, nga vendi i dhjetë në vend të tetë. Të dyja qytetet kanë pasur një fluks më të madh vizitorësh falë rritjes së fluturimeve direkte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe nga ekspozimi më i madh në mediat sociale.

Edhe Spanja ka pasur një vit pozitiv. Sevilja (në vend të pestë), Barcelona (në vend të gjashtë), San Sebastian (në vend të dhjetë) dhe Madridi (në vend të njëmbëdhjetë) u përfshinë të gjitha në listë. “Oh, sa më pëlqen Madridi”, tha një turist. “Kur ecën nëpër rrugë, të duket vetja sikur po jeton në një epokë tjetër, kur sundonin mbretërit dhe mbretëreshat”.

Parisi është rikthyer sërish në listë në vend të dymbëdhjetë. Në fund të fundit, kush do ta linte kryeqytetin francez jashtë liste? Lexuesit vlerësuan pozitivisht pikat më të rëndësishme turistike të qytetit, ushqimin dhe njerëzit. “Kemi dëgjuar se amerikanët nuk i pëlqejnë ose nuk i presin mirë”, tha një i anketuar. “Ne zbuluam të kundërtën – parisienët ishin miqësorë dhe të gatshëm për të na ndihmuar”.

15. Budapest
Vlerësimi: 84.54

14. Pragë
Vlerësimi: 84.86

13. Edinburg
Vlerësimi: 85.16

12. Paris
Vlerësimi: 85.19

11. Madrid
Vlerësimi: 85.29

10. San Sebastián, Spanjë
Vlerësimi: 85.75

9. Siena, Itali
Vlerësimi: 85.81

8. Lisbonë
Vlerësimi: 86.13

7. Kraków, Poloni
Vlerësimi: 86.30

6. Barcelonë
Vlerësimi: 86.31

5. Sevilja, Spanjë
Vlerësimi: 86.36

4. Porto, Portugali
Vlerësimi: 86.42

3. Stamboll
Vlerësimi: 87.09

2. Romë
Vlerësimi: 87.16

1. Firence
Vlerësimi: 88.29

“Thjesht shkoni”, tha një lexues për këtë perlë dhe qendër të historisë rilindase. “Arti më madhështor në botë brenda një vendi të vetëm”. Shumë veta u shprehën se pika turistike simbolike si Galeria Uffizzi, Duomo dhe Galleria dell’Accademia nuk duheshin humbur në asnjë mënyrë. Për më tepër, është edhe ushqimi: “bukë pafund, pica me kore të hollë dhe bifteku më i trashë fiorentin që keni parë ndonjëherë”.