Moj e mira…andërr…

Nga Azem BALIAJ

Nji kange t’mocme tuj fishllue,
M’u suell rrotull krejt historia…
“Moj e mira ka je tuj shkue?!”
E hutume m’n’gjajke Shqipnia!

Vesh’ me zhele, as kuq, as zi,
Pasarelat i jepshin te shtyme…
N’djeta stinesh’…hollue e ngri,
As e virgjer, as e shkerdhyme!

Tuj vazhdue te mocmen kange,
“Jam tuj shkue me mbush uje.”
Krejt takati n’rruge m’pat lane…
Bane zot anderr, mos i thuj kuj!

O nuk vjen fati tuj ndejt’ fjetun,
N’shkofte fishllima deri n’qiell…
Per pune t’mira n’qofsh i etun,
Cohu n’kamb prejher’ me diell!

Per cdo dite, Shqipnin’ bekoj,
I luej mendsh krejt pasarelat…
Ba me u ba’ qysh une mendoj,
Bereqet, shperthejne parcelat!

Nji kange t’mocme tuj fishllue,
M’u suell rrotull krejt historia…
“Moj e mira ka je tuj shkue?!”
Shkime etjen me andrra t’mia!

Lissus, 21.07.2018. -ajb-