Putini e shkeli hapësirën ajrore të NATO-s mbi Estoni, në rrugën e tij për në Helsinki, për në takim me Presidentin Amerikan Trump

Nga Beqir Krasniqi – Kosovë

Edhe përpara se aeroplani i tij të ateronte në Finlandë për një takim të nivelit të lartë me presidentin Trump, presidenti Vladimir V. Putin i Rusisë, i cili u pa që përpara se të mbrrinte në takim, kishte provokuar edhe nga ajëri, thonë autoritetet e Estonisë.
Estonia – e vogël, e pambrojtur, dhe në anën verilindore të zonës së përbashkët të sigurisë së NATO-s – është parë prej kohësh si një provë për gatishmërinë e aleancës për t’i rezistuar lëvizjeve ushtarake ruse.

Për më shumë se një dekadë, avionët ushtarakë rusë kanë cenuar rregullisht nëpër skajet e hapësirës ajrore të NATO-s mbi Detin Balltik – jashtë bregut të Estonisë, pa u frikësuar nga rreziku për të nëncmuar mbrojtjen e ajrit të aleancës.
Derisa po fluturonte nga Rusia në Finlandë, të hënën në mëngjes, aeroplani presidencial i Putinit hyri në hapësirën ajrore të NATO-s pa zhdoganim mbi një pjesë të Detit Baltik, që shpesh është vendi i fluturimeve ushtarake të Rusisë, tha të martën ushtria estoneze.

Autoritetet estoneze monitoruan fluturimin presidencial në hapësirën ajrore të vendit të hënën, dhe lëshuan një deklaratë mbi kalimin ilegal të kufirit të martën. Fluturimi u regjistrua gjithashtu në shërbimet publike që i përcjellin fluturimet.
Aeroplani “Ilyushin-96” i Putinit, në rrugë nga Moska në Helsinki, kryeqyteti i Finlandës, kaloi nëpër hapësirën ajrore të NATO-s për rreth 50 sekonda të hënën në mëngjes, tha Roland Murof, një zëdhënës i ushtrisë estoneze. Aeroplani kaloi rreth 1.5 milje detare, ose 1.7 milje, në territorin e Estonisë.
Ai fluturoi me transponder të ndezur, por pa paraqitur plan fluturimi ose pa kontaktuar kontrollin e trafikut ajror të Estonisë, siç kërkohet për avionë ushtarakë dhe civilë, tha z. Murof.
Kremlini nuk u përgjigj të martën për pyetjet rreth rrugës së fluturimit, duke përfshirë këtu, nëse hyrja në hapësirën ajrore të NATO-s ishte gabim i qëllimshëm ose i pilotit.
Aeroplani fluturoi pranë Vaindloos, një ishulli estonez ku aeroplanët ushtarakë dhe qeveritarë rusë shpesh shkelin hapësirën ajrore, duke ngritur alarm dhe nervat, thanë zyrtarët dhe analistët estonezë. Ishulli është një vend shtyerjesh ajrore midis Rusisë dhe NATO-s.
Megjithatë, aeroplanët janë të mirëpritur të kalojnë nëpër zonë, nëse paraqesin planet e fluturimit dhe komunikojnë me kontrollorët tokësorë. Aeroplanët rusë kalojnë kufirin pa “pastrim” rreth një herë në dy muaj, tha z. Murof.
Rastet “rriten kur diçka politike po ndodh”, tha z. Murof, duke sugjeruar se inkursionet ruse kanë për qëllim të dërgojnë një mesazh.
“Është një model i gjatë që ne kemi monitoruar gjatë shum viteve,” tha ai. “Ngjarjet dje treguan vetëm në çfarë niveli ata ishin të gatshëm ta mbanin këtë.”
Ai tha se ishin dy aeroplanë qeveritarë rusë, duke përfshirë edhe aeroplanin presidencial, që fluturuan në Finlandë të hënën, dhe nuk ishte e qartë se cili aeroplan mbante Putinin. Që të dy shkelën shkurtimisht hapësirën ajrore të Estonisë.
Z. Murof tha se mbetet e paqartë pse aeroplani presidencial kishte kaluar nëpër hapësirën ajrore të NATO-s pa “pastrim” para mbledhjes së samitit.

Fluturimi, siç tha ai, si inkursionet e rregullta luftarake në të njëjtën zonë, mund të kishte qenë menduar si një deklaratë e hapur, që të demonstrojë atë që rusët e shohin si pavendosmëri të NATO-s në Detin Baltik.
“Kjo është një mënyrë për ta interpretuar atë “, tha ai.
Por Kadri Liik, një analiste e lartë e politikës me Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, paralajmëroi se jo të gjitha inkursionet e kufirit ajror në Estoni ishin politikisht të motivuara. Aeroplanët ushtarakë dhe qeveritarë rusë, tha ajo, nganjëherë hynin në hapësirën ajrore të Estonisë “vetëm për të shkurtuar rrugën”, përgjatë kufijve të hapësirës ajrore post sovjetike.

Shkeljet ajrore u rritën pas krizës në Ukrainë në vitin 2014. Presidenti Barak Obama zgjodhi Estoninë si vend, për një fjalim që ofroi siguri për angazhimin e aleancës për një mbrojtje të përbashkët, pasi ushtria ruse po lëvizte në Ukrainë, në jug.
Loja ajrore, e cila zakonisht luhet me avionë luftarakë, nënvizon se çfarë analistët, dhe sigurisht shumë zyrtarë rusë, e interpretojnë si një cenueshmëri në angazhimin e NATO-s.

E njohur si një asimetri e interesave.
Rusia është e gatshme të marrë më shumë rreziqe. Dhe pilotët e NATO-s që vrejnë aeroplanët ruse, mund të i gjuajn me raketa dhe rrëxojnë për të treguar armët e tyre, por ata nuk gjuajnë. Sepse kjo do të rrezikonte një luftë më të gjerë me Rusinë mbi territorin e një rëndësie të vogël për Shtetet e Bashkuara ose për shumicën e anëtarëve të tjerë të NATO-s – si Vaindloo e përfshirë nga erërat.
Shkeljet e aeroplanëve në shumicën e rasteve zgjasin më pak se një minutë, siç ishte rasti me “Ilyushin” presidencial të hënën, tha z. Murof, zëdhënësi ushtarak estonez.
“Shumica e këtyre shkeljeve të kufirit ajror ndodhin vetëm për një minutë, ose dy minuta maksimum,” tha ai. “Ngjarja e djeshme është karakteristikë e sjelljes së Rusisë”.