Themeluesja e “Kylie Cosmetics”, Kylie Jenner është një nga femrat me të pasura në Amerikë

Bëhet fjalë për familjen Kardashian-Jenner, e pikërisht për 20-vjeçaren, Kylie Jenner, te cilen revista prestigjoze Forbes e ka listuar si një ndër femrat më të pasura në botë.

E renditur në vendin e 27-të me një pasuri që kap vlerën e 900 milionë dollarëve, Kylie është themeluesja e “Kylie Cosmetics” dhe ka shitur më shumë se 630 milionë dollarë kozmetikë.

Sipas “Forbes”, “Kylie Cosmetics” tani vlen 800 milion dollarë dhe Jenner zotëron 100 për qind të kompanisë. Ajo është një nga femrat më të reja që ia ka dalë të renditet në listën e “Forbes”.

“Është e jashtëzakonshme që njihem për diçka për të cilën jam aq e pasionuar dhe unë jam shumë mirënjohëse për këtë. E kam dashur gjithmonë kozmetikën dhe kam punuar shumë fort. Lidhja me fansat e mi dhe krijimi i produktit ka qenë një proces i pabesueshëm. Kam mësuar aq shumë gjatë rrugës dhe shpresoj që të frymëzoj të tjerët që të ndjekin ëndrrat e tyre”, tha Jenner e cila mbush 21 vjeç në 10 gusht.

Lista e plotë: https://www.forbes.com/self-made-women/#4df35856d964