Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović vjen të enjten në Tiranë

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë gjatë kësaj jave. Kitaroviç do të vijë në kryeqytetin shqiptar ditën e enjte, ku është parashikuar që të mbajë edhe një fjalim në Parlament para deputetëve.

Kitaroviç do të takojë krerët e shtetit shqiptar, Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi një takim edhe në samitin e NATO-s, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.