Shpërblimet marramendëse të FIFA-s për ekipet e Botërorit, ja sa mori fituesi sot

Shpërblimet marramendëse të FIFA-s për ekipet e Botërorit, ja sa merr fituesi sot

Për këtë vit FIFA më herët ka përcaktuar edhe shpërblimet. Kështu skuadra fituese, Franca do të marrë 32,48 mln euro, një shifër rekord për një Botëror.

Kujtojmë se para 4 vitesh kur Gjermania ngriti kupën u shpërblye me 29,92 mln euro. Ndërkohë për finalisten humbëse të “Rusi 2018” do të shkojnë 23,93 mln euro.

Belgët, të cilët kapën vendin e tretë me fitoren 2-0 ndaj Anglisë kanë marrë një premio 20,51 mln euro. Tre Luanët 18,80 mln euro.

Ekipet që kanë humbur në çerekfinale kanë fituar 13,68 mln euro, ndërsa humbësit e 1/8-ave kanë marrë 18,80 mln euro.