Belgjika fiton vendin e tretë në Kupën e Botës


(Tifoze të Belgjikës, foto nga arkivi)

Belgjika ka zënë vendin e tretë në Kupën e Botës, pasi mposhti Anglinë me rezultat 2:0.

Thomas Meunier dhe Eden Hazard shënuan golat për Belgjikën, që i dhanë medaljen e bronztë. Ky është rezultati më i mirë që ekipi kombëtar i Belgjikës ka shënuar në ndonjë Kampionat Botëror.

Kombëtarja e Anglisë radhitet e katërta në Kampionatin Botëror të Fubollit, që këtë vit po mbahet në Rusi.

Të dielën, Franca dhe Kroacia ndeshen në finale, që do të zhvillohet në stadiumin Luzhniki në Moskë.