Zyrtare/ FIFA konfirmon: Kupa e Botës “Katar 2022” do të zhvillohet në dimër

Tingëllon e pabesueshme por është e vërtetë. Botërori i ardhshëm nuk do luhet në verë, por në dimër. FIFA ka bërë sot zyrtare datat e fillimit dhe mbarimit të Kupës së Botës 2022 që mbahet në Katar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se Kupa e Botës në Katar fillon me 21 nëntor dhe mbaron me 18 dhjetor 2022. Vlen të theksojmë që 18 dhjetori është dita kombëtare e Katarit dhe po këtë datë do të zhvillohet edhe finalja e madhe e botërorit të ardhshëm.

Kjo është hera e parë që një Kupë Bote do zhvillohet në periudhën e dimrit, për shkak të temperaturave të larta në Katar të cilat në verë arrijnë nivele ekstreme.

(Njoftimi i FIFA-s për datat e Botërorit “Katar 2022”)