Në vend të përshëndetjes

Nga Azem Shkreli

Shko se furishem po fryen ne mua ere mallkimi qe s’te fal.
Dhe dije mire, kurre me nje e nje nuk bejn nje si thonte Hikmeti, ai fare poeti me kenge prej zjarri.

Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tende, hiqe zvare rrugeve si gjene e ndyre.
Mos u kthe pas.
Mos i harro syte e perlotur ne shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumire.
Asgje mos thuaj.
Merri me vete gjurmat neper te cilat erdhe nje nate me e pervuajtur se frika dhe hyra ne mua.
Shko dhe behu fjale e mbrame n’gojen time.
Behu shkrepetire e fikur n’ylberin e shkrimit tim.
Behu cdogje pos Meje e Teje dhe asaj qe e quajtem Ne kur i zinim yjet si fluturat e ua ngjisnim nga nje emer mos ta harrojme emrin tone.
Shko merri me vete edhe rruget te mos kthehesh kurre ne vesen e lotit te rrejshem germadhat e kujtimit t’i rrezosh.

Shko mbyllu ne do keshtjella te largeta harrimi ku s’te zgjojne me kembonat e pendimit kur cmendet mallit vetmia ose kur buza buzen e han n’pikllim qe mekatin s’e lan, qe s’mundet ta shpoje Gurin e rende, gurin e ftohte te ndarjes.
Shko, me mire dhe hesht. Mos u kthe mbas.
Mos i harro syte e perlotur n’shtekballin tim.
Mos thuaj lamtumire.
E kur t’shkojsh larg, me larg se prej blerimi n’blerim
E kur t’shkojsh larg, me larg se prej zemre ne zemer
Aq larg sa ta harrosh edhe emrin tend dhe zerin tim, fshihu prej vetes
Shkurto flokegjatat, mate me to mendjeshkurtren tende dhe mos qaj.
Shko se tmerrshem po lodrojne sonte n’mua rreket e gjakut te ndezur.