Humbësi më i madh i Kampionatit Botëror quhet Nikola Kalinic–Njeriu që refuzoi të futet në lojë si zëvendësues dhe u përjashtua nga ekipi kombëtar

E mbani ndoshta mend ndeshjen e parë të Kroacisë ku fitoi nga Nigeria 2-0.

Një fitore e bukur dhe një këmbë e mbarë për Kroacinë në këtë Kampionat Botëror.

Sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic, ishte në bankë në ndeshjen kundër ‘Super shqiponjave’.  Trajner i Kroacisë, Zlatko Dalic, e ka ftuar të futet në lojë në minutën e 85-të, por që ai refuzoi.

Kalinic kishte thënë se nuk po ndjehet mirë nga një dhimbje në shpinë, por që pastaj u kuptua që kjo nuk qëndronte.

Nikola Kalinic ime Kroacinë në ndeshjen paly-off ndaj Greqisë (Getty Images)

Në vend të tij u fut në lojë Marko Pjaca, duke luajtur për disa minuta në ndeshjen hapëse.

Të nesërmen trajneri me federatën morën vendim që ai të përjashtohet nga Kombëtarja për arsye disiplinore.