Sinqerisht

Nga Besnik Meta

Të jam mirënjohës miku im,
Gjithçka që ti bëre për mua,
Veç shpirtit tënd si fitim,
Tjetër gjë kurr nuk dua.

Se ti më falë gjithçka të pamundur,
Që kurrë s’ma falte zuska botë,
Ndaj sot i heshtur dhe kokë ulur,
Për ty i derdh dy pika lot…

Të jam mirënjohës në përjetësi,
I shtrejti mik i paharruar,
Çdo çast unë trokas tek ti,
Tek porta jote e praruar…