Gjatë qëndrimit të sotëm në Rahovec, – lajmnon kryeministri Ramush Haradinaj në faqen e tij zyratre në FB, vizitova hapësirën e ndarë për Zonë Ekonomike në hyrje të Opterushës dhe përcolla punimet përfundimtare në palestrën sportive të qytetit.
Me kryetarin Smajl Latifi dhe drejtorët e dikastereve, në Fortesë, Pataçan i Poshtëm dhe Gexhë, pata rastin të shoh nga afër vreshtat dhe kulturat bujqësore të dëmtuara nga breshëri.
Bujqit dhe vreshtarët e fshatrave të goditura nga breshëri i sigurova se nuk do të lihen të vetëm në përballimin e kostos së këtyre dëmeve.
Qeveria është zotuar se do të jetë në krah të qytetarëve dhe do të ecë bashkë me njerëzit e vyeshëm të Kosovës.