Gjovalin Paci, ku jeeeeee!

Nga Ilir KADIA

Po të kërkojmë me Nard Veizin gjendandej nëpër Tiranë! Shkuam nëpër të gjitha vendet tona! Nuk të gjetëm! Ku je fshehur?! Leri shakatë e dil na prit se kemi një shishe të mirë vere të kuqe! E morëm se ta premtuam para pak kohe kur na mrekullove me ekspozitën për Skënderbeun! Se ti na mësove çfarë është vera e mirë kur na ngulite në shpirt Nënë Terezën, Razmën, Qiellin e Shqipërisë! Mos je fshehur në Qiell?! Po pse kaq befas, pse kaq shpejt o MIK!
O Perëndi! Që tani na mori malli!
Por edhe atje do të vimë të gjejmë e të marrim se të presin telajot të derdhësh shpirtin tënd të pafundëm!
Oh, sa do na mungosh… Sikur të jetë e vërtetë!