“Muzat e Alpeve 2018” filluan aktivitetet në Gjakovë

Nga Adem Lushaj

Ka filluar edicioni i 6-të i Manifestimit Letrar Ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2018”, në Gjakovë, organizuar nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria “TEUTA”, në bashkëorganizim me Teatrin Shqiptar në Amerikë si dhe me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” të Ulqinit.
Salla solemne e Pallati te Kutlreus ne Gjakove, ishte piketakimi i shkrimtarëve të Kosovë, mali të Zi dhe Shqipërisë, të cilët u pritën nga komuna e Gjakovës-gjëgjsisht stafi i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe shkrimtarët dhe intelektualët e kësaj komune. Nënkryetari i komunës së Gjakovës Ramadan Hoti përshëndeti manifestimin tradicional “Muzat e Alpeve”, duke shtuar se një manifestim i tillë ka munguar dhe se komuna e Gjakovës është e nderuar të jetë nikoqire e aktivieteteve të tilla.
Zv/ministrja për kulturë, Rin idhe Sport në Qeverinë e Kosovës Burbuqe Bakia Deva përshendeti këtë manfiestim tradicional duke pohuar vazhdimësi të mbështetjes së “TEUTëS”, e ciladuke qënë i shtrirë me aktivitetet e tij në tri shtetet ka një qasje të vecantë  të prezantimit, promovimit dhe këmbimit të vlerave tona letrare, duke u prezantuar pir edhe vlerësuar me cmime njerëzit më eminentë të letërsisë së të tria shteteve.
Manifestimin e përshendëti edhe drejtori për arsim, kuturë, rini dhe sport në komunën e Istogut, i cili me këtë rast tha se nisma të tilla duhet mbështetur dhe Istogu e ka bërë këtë ndër vite.

Me këtë rast u perurua edhe libri i përkthyer nga gjuha shqipe në atë malazeze “Përtej shpresës-Amfora”, i autorit malazez Dimitrov Popoviq. Për vlerat e padiskutueshme të këtij libri por edhe figurën e Popoviqit dhe rolin e tij që nga karriera e tij si mësues shumëvjecar në Shqipëri e deri në botimin e librave shkollor shqip në Mal të Zi, foli shkrimtari i mirënjohur shkodran, Skender Temali i cili t. Përderisa, autori Popoviq i cili njihet edhe si shkrimtar i të dy popujve tha  solli sekuenca nga përvoja e tij si mësues në Dragobi si dhe recitoi poezi nga shkritmari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Me këtë rast, ikona e artit skenik shqiptar Xhevat Limani, begatoi programin me prexantimin e poemës së pavdekshme të Nolit “Jepni për nënën”, për t; u pasura nga me lexim poezishë nga shkrimtarët e pranishëm.
Programi u përmbyll me shfaqjen e dokumentarit “5 vjet “TEUTA”  në të cilin u prezantua aktiviteti i Shoqatës Rajonale të Shkritmarëve “TEUTA”në dhjetëra komuna të treshtetëshit Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri e deri në Bukuresht  me turin 4 ditor “Shkrimtarët lobojnë për Kosovën.
Me këtë rast, shkrimtarët e udhëehur nga ciceroni i komunës vizituan vendet e trashëgimisë kuturore të Gjakovës, e cila shquhet për monumetnet e saj kulturoro-historike

Sot, me datë 7 korrik 2018 , “Muzat e Alpeve 2018” do të vazhdojnë me aktivitete në Ulqin ku fillimisht do të priten nga kryetari i komunës së Ulqinit, Noro Nrekiq për të vazdhuar me vizitë monumenteve kulturore të Uqlinit . Ndërsa, në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të përkujtohet krijimtaria e pasur të cilën la pas vetes shkrimtari  i ndjerë, Basri Qapriqi. Përderisa, nga Teatri Shqiptar në Amerikë, si bashkëorganizator do të shfaqet Monolog për Skenderbeun.

Përmbyllja e manifestimit do të bëhet me 8 korrik në Krujë, ku aktivitete do të zhvillojen në frymën e “vitit të Skenderbeut”. Ndërsa, në përmbyllje të manifestimit ‘Muzat e Alpeve” edhe sivjet ndahet  Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” i cili nga Shqipëria-gjegjsisht nga Moikom Zeqo, do të kalojë tek shkrimtari i mirënjohur nga Kosova Nazmi Rrahmani.   Laureat paraprak të Cmimit për Vepër Jetësore“Teuta” janë shkrimtarët e mirënjohur shqiptar dhe malazez: Jevrem Berkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq dhe Moikom Zeqo.
Realizimin e manufestimit Muzat e Alpeve 2018 e mundesuan Ministria per Kulture,Rini dhe Sport e Republikes sw Kosove, Bashkia e Krujes, komuna e Ulqinit, komuna e Gjakoves, komuna e Decanit dhe komuna e Istogut.