Edhe në heshtje…

Nga Përparim Kabo

Edhe në heshtje ka fjalë…
ato janë si avujt e gulçeve që
kurrë nuk lindën…. u mbytën
honeve të mija
Edhe në heshtje ka udhëtime
që shkurtojnë
rrugen per te ty
…ashtu mes tisit të imagjinates
të gjej si siluet
Edhe në heshtje ka netë me shi
flokë të lagur dhe rroba t’qullura
që falin …
tejshikimin e vagëllt drejt hireve
Edhe në heshtje ka ikje dhe ardhje
ndaj mes saj e shoh dritën tënde
e ndjej që vjen drejt meje që
të ndërtojmë një sintaks ndryshe
pa fjalët që mund ta lodhin kohën…

pkabo 7 korrik 2018