Çdo datë shtatë

Nga Besnik Meta

Sot mbushen 16 muaj që është ndarë nga jeta dr. Muhamet Malo! I paharruar kujtimi dhe vepra qe ai la pas.

Çdo datë shtatë,
Hyj në zyrën tënde,

Pa trokitur.


Ti më shfaqesh i qeshur,
Si dikur me cigare,

Në buzë ngjizur.


Me vështrimin lartë,
Mbi ballë një rrudhë ndritur…

Një tufë lule të freskëta,
Mbi tavolin lëshoj.
Eh’ si rrokullisen muajt,
Çdo datë shtatë,
Gjithmon vij të takoj.