Me votën e DPS-së, nuk hynë në rend të dites vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Tuz

Sot në seancën e Kuvendit të Tuzit, komunë në Kuadër të Kryeqytetit, Ivan Ivanaj nga LDSH, përsëriti propozoimin për plotësimin e rendit të ditës me propozim vendimin per vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skenderbeut, në qender të Tuzit. Ivanaj, në arsyetimin e këtij propozimi tha se në bazë të konsultimit me partite e tjera shqiptare, edhe pse kjo iniciative ishte sëpari nga LDSH, shkon si iniciativë ne emer të tre partive shqiptare, gjegjesisht LDSH-së, ASH-së dhe UDSH-së. Ivanaj sqaroi se ky propozim i cili ishte propozuar me 11 prill 2018, e tërhoqen pasiqe morën premtime nga të gjitha partite politike në Kuvend se do ta përkrahin këtë iniciativë pas zgjedhjeve të 27 Majit në Podgoricë, prandaj pret që ta mbajnë këtë premtim. Gjatë votimit, per vendosjen ne rend të ditës të këtij propozimit, propozimi fitoi vetem 11 vota, nga radhet këshilltarëve të LDSH-së, ASH-së, UDSH-së dhe Demokratëve. Ndersa keshilltaret e DPS-së, Partisë Boshnjake dhe Keshilltari i SD-së, votuan të përmbajtur, faktikisht kjo i bje se ishin kundër./Malesia.Org/