Katër mënyra për t’u zgjuar në mëngjes përveç pirjes së kafesë

Zgjimi në mëngjes për disa njerëz mund të jetë misioni më i vështirë, deri në momentin kur pinë gllënjkën e parë të kafesë. Pirja e kafesë është rituali i miliona njerëzve në botë jo vetëm sepse kjo pije i ndihmon të zgjohen, por edhe sepse njerëzit bëhen të varur ! Por duhet të dini se veç kafes ka dhe shumë mundësi të tjera, truke, që do t’ju ndihmojnë të zgjoheni e ta nisni ditën kthjellët.

1. Hani një mollë
Mollët janë të pasura me sheqer natyral (glukozë) dhe procesi i tretjes ndihmon në zgjimin e trupit tuaj.

2. Pini një gotë ujë të ftohtë
Në mëngjes mund të ndodhë të jeni të dehidratuar, gjë që çon në ndjenjën e lodhjes. Pirja e një gotë me ujë të ftohtë është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u zgjuar .

3. Pini lëng portokalli
Njësoj si molla dhe portokalli është i pasur me sheqerna natyrore dhe pirja e një gote lëng portokalli jo vetëm që do t’ju zgjojë, por falë enzimave që gjendet tek frutat ngjyrë portokalli e të verdhë ju do të ndiheni më energjikë dhe me humor.

4. Karamele mente
Aroma e karameleve mente (do te ishte mire te mos ishin me sheqer), do të rriste përqëndrimin dhe do të stimulonte trurin tuaj të “zgjohej”.