Enver Hoxha, projekt të dështuar për unifikimin fetar e qytetërimor të shqiptarëve

Nga avokat Gjet KOLA – Tiranë

Veprimtaria politike e viteve të pluralizmit është karakterizuar nga sulme të drejta ndaj qeverisjes së Enver Hoxhës të bazuara, por kryesisht për të justifikuar shkatërrimet në ekonomi, për të ringjallur dhe një herë frymën kolaboracioniste me “miqtë de jure” por në fakt armiq të betuar si dhe për riarabizuar shumicën e shqiptarëve nëpërmjet riislamizimit të tyre. Ai ishte idealist që në asnjë arst nuk kërkonte të shfrytëzonte pushtetin për të realizuar përfitime materiale në favor të tij, por lavdinë e priste nga rezultatet e reformave të projektuara e të realizuara në jetë. Në veprimtarinë e tij, ai ishte gjithmonë në anën e Paskalit për rëndësinë e vlerave dhe jo të Hobsit se parësore janë përfitimet, dhe kjo edhe për shkak se kishte vetdijen e origjinës, së afërt mirditase, ku parimetjanë ruajtur me shumë sakrifica duke vënë në plan të  dytë përfitimet që ekziston dhe Shqipëria. Nga ana tjetër, ishte një nga politikanët e rrallë në shkallë botërore që njihte në rrënjë dy qytetrimet e ndërtuara mbi besimet monoteiste, Qytetrimin Perendimor nga koha që studionte në Liceun e Korçës, në Francë etj., dhe Qytetrimin Araba Islamik për shkak se ishte rritur në qytetin e Gjirokastrës, jo homogjene në pikë pamje nacionale, dhe se kishte patur babain hoxhë. Familjet kolone merrnin mbiemra vendesh si fjala vjen Kryeziu, Vlora, Këlcyra, Libohova,  etj., ndërsa familjet shqiptare të islamizuara pas gjysmës së dytë të shekullit XIX, mbiemrin Hoxha siç kishte vepruar dhe gjyshi i tij.

Duke ditur se kombet europiane janë produkt i pas revolucionit francez dhe se islamizmi pranon vetëm kombin unik muhamedan nga Indonezia në Marok, Shqipëri e Bosnje Hercegovinë, ishte i bindur se me mentalitetin e shumicës myslimane shqiptarët nuk krijojnë komb, dhe se me doktrinën arabe që imponuan turqit, shqiptarët nuk mund të krijojnë as shtet modern perendimor. Qytetrimi Perendimor ka kaluar një fazë disa shekullore reformimi, ku ilirët kanë kontributet kryesore që nga Konstandini i Madh që e nxori krishtërimin nga katakombet dhe dekretoi praktikimin e tij krahas besimeve të tjera të kohës, hodhi bazat e barazisë midis burrit e gruas e respektimin e lirive e të drejtave të njeriut, ndihmën për të varfrit, jetimët e vejuashat dhe se krishtërimi nuk është imponuar nga lart por krejt e kundërta: se masat e kanë përqafuar atë në kundërshtim me vullnetin e pushtetit, mbasi për tre shekuj ishte i jashtëligjshëm. Dinte se Qytetrimi Perëndimor ka përqafuar filozofinë klasike që nga Platoni, Aristoteli e deri te filozofët modern. Nga ana tjetër, dinte se Muhamedi e ka përshtatur islamin për kushtet e shkretirës, me imponimin e besimit nga lart poshtë. Profeti u ka spjeguar tribuve arabe se Islami dhe jo përktaësia në tribu ishte parim unifikues i shoqërisë, që dhe sot është moto udhëheqëse e qytetrimit islamik. Filozofia e tij e përkrahjes së idhtarëve ishte marr si model nga Lenini e Stalini, dhe u kopjua dhe nga Enver Hoxha. Siç shkruan Mehdi Frashëri në librin “Problemet shqiptare…”, Muhamedi shprehej se me luftë arrihet çdo gjë, me luftë do tu marrim tokat të pafeve e të sigurojmë jetesën, kush bie do të quhet martir, kush fiton quhet gazi. Skemën e grabitjes së pasurisë së të tjerëve e zbatuan komunistët në të gjitha vendet.Nga ana tjetër, Kisha e Krishterë që nga fillimi ka funksionuar jashtë institucioneve të shtetit, ndërsa Muhameti i ka bindur ithtarët e tij se në Kuran janë të shprehura gjitha zgjidhjet.Mehdi Frashëri shkruan se deri në shekullin XII burime të së drejtës kishin shërbyer Kurani, Hadithet e Profetit Mauhamed, Hadithet e bashkëpunëtorëve të tij dhe precedent gjyqësor.Në këtë shekull, imam Ghazali në Egjypt kishte thënë se ka parë një ëndërr se e drejta është plotësuar prandaj nuk ka më nevojë më për precedentin gjyqësor.

Muslimanët e konsiderojnë luftën e tyre të nevojëshme deri sa të vendoset në mbarë globin mbretëria e Ligjit të Shejtë (Sharia).

Kurani jep parimet kryesore të rendit islamik, është unitet i fesë, politikës dhe qeverisjes me ligjet islamike.Është themeluar mbi parime krejt të ndryshme; përjashtim i qytetërimit perëndimor, i sistemit të tij politik e filozofik dhe i mendimit modern laik. Islami fe e pushtetit dhe jo thjeshtë devocion ndaj zotit. Teologu arab Harsan el Barna ka shkruar se “Islami është fe, kulturë, atdhe, qytetari, që heq ndryshimet e përkatësisë së njerëzve në mes tyre”.

Vetë Muhameti arratiset nga Meka në Medinë, që është viti zero i kalendarit musliman. Atje shndërrohet në prijës lufte.Në të gjitha rastet ishte komandant i suksesshëm që nga beteja e Bedrit, ku ai u plagos në fytyrë deri tek masakra e tribusë çifute të Banou Quranyza, që u kurorëzua me kokat e prera të 600-900 çifutëve. Din Muhammad bel Safi (Besimi i Muhametit me shpatë). Emrin Bedër si vendi i betejës së parë të fituar nga Muhamedi mban sot një universitet turk në Tiranë.Ndërsa në Shqipëri, Ligji Islamik, Sharia nuk kishte arritur të depërtonte në veriun e Shqipërisë, me pëjashtim të qyteteve, ku gjatë shekujve të pushtimit në shumë raste konfliktet ishin zgjidhur në bazë të të drejtës zakonore.

Duke qenë njohës i mirë i historisë së Shqipërisë, në krye të qeverisë në vitin 1949, Enver Hoxha kishte miratuar ligjin për statusin e komuniteteve fetare. Në bazë të këtij ligji, kleri katolik duhej të formonte institucion më veti dhe të shkëpuste çdo lidhje me Selinë e Shenjtë. Por hierarkia e klerit nuk pranoi zbatimin e  këtij ligji, dhe nuk pranoi shkëputjen nga Selia e Shenjtë. Vetëm për disa vite në shekullin e pestë Selia e Shejtë, nën perndorin Justinian kishte lejuar Vikariatin e Selanikut të emërojë ipeshkvinjtë e dioqezës së vet.Qeveria Komuniste kishte ndjekur ndaj klerit katolik politikën e shkopit dhe të karrotës.Nga njëra anë, nëpërmjet inskenimeve me futje armësh në kisha, nëpërmjet dëshmitarve të rremë etj.kishte dënuar me vdekje e me burgime të gjata shumë klerikë dhe nga ana tjetër u afrohej bashkëpunim nëse pranohet shkëputja e krijimi i kishës së pavarur shqiptare. Kleri katolik nuk pranoi propozimin e tij për shkëputjen nga Selia e Shejtë, megjithëse ai i kishte kapacitetet intelektuale, për të bërë justifikimin e një akti të tillë dhe krijimin e një kishe të pavarur nën shembullin e Kishës Anglikane, ku gjithë shqiptarët mund të aderpnin në gjirin e saj. Ndërsa vendimin e Mbretëreshës së Britanisë së Madhe e kishin mbështetur intelektualë e filozofë si Xhon Loku etj., Shqipëria nuk kishte asnjë kapacitet as për ta mbështetur as për ta kundërshtuar një vendimarrje të tillë. Jo vetëm që paraqiste një kërkesë, që në perendim kishte shkaktuar luftëra shumë shekullore por, me arrogancë Enver Hoxha nuk e kërkonte realizimin e një projekti të tillë, si product bashkëpunimi por si ide thjeshtë të urdhëruar prej tij. Ai kishte bindjen se me qytetrimin e imponuar nga pushtuesit, shqiptarët e kishin të vështirë unifikimin kombëtar dhe trajtimin të barabartë nga perendimi, ndërsa  shtetet arabe dhe Turqia kërkojnë që, nëpërmjet tyre, të provojnë se pasardhësit e themeluesve e mbrojtësve të Qytetrimit Perendimor me Gjergj Kastriotin kanë hequr dorë nga krishtërimi dhe kanë përqafuar islamin, besimin në një Zot të vetëm.

Dhe kjo kishte ndodhur në Shqipërinë ku është ngritur ipeshkëvia e parë e mbarë Krishtërimit. Arqipeshkvi i Arqipeshkëvisë Tiranë- Durrës Rrok Mirdita në librin “Për një Shqipëri me Zotin…”, citon fjalët e Atit të Shenjtë Papa Gjon Pali II, që në bisedë me të ishte shprehur: “ Ky vend gjeografikisht shumë afër, është veçanërisht i dashur për mua. Si të mos jetë i dashur, përderisa ruan kujtimin e Apostujve, Palit e Andreut, përderisa qyteti i famshëm, Durrësi, ruan origjinën e selisë së parë ipeshkvnore”.

Prandaj Enver Hoxha synonte që të ishte i pari në krye të shqiptarëve kur ata merrnin një vendim në interes të tyre për tu kthyer në identitet. Ai synonte të ishte i dyti që do shkëpuste shqiptarët nga Selia e Shejtë, mbasi Stefan Nemajiqi kishte shkëputur arbërit, në shekullin XIII. Ai, mbasi kishte marr bekimin e kurorës prej Selisë së Shenjtë si mbret i Serbisë, do të dërgonte vëllain e tij Sava për ti shprehur besnikëri Patrikanës së Konstandinopojës dhe për të marr nga ajo aktin e autoqeflisë së kishës serbe, duke e shkëputur Kishën Serbe prej Selisë së Shejtë. Nemajiqi  flet për prona të të parëve të tij në Pikëllimë (Koritnik), që provon se ai ishte arbër dhe jo serb. E vërteta e origjinës së tij nuk u ka interesuar shqiptarve që për shkak qytetrimor si shumicë muhamedane, çdo gjë serbe e të krishterë e shohin armiqsore dhe as serbëve që nuk mund të pranojnë se çdo gjë e realizuar prej tyre, si në mesjetë dhe në kohët moderne janë product i gjenisë së arbër-shqiptarëve. Fakti se operoi në gjuhën sllave dhe jo në shqip mendoj se është e lidhur me zhvillimin e shekullit nëntë kur Cirili e Metodi në Ohër krijuan alfabetin për gjithë sllavët, dhe po në atë shekull përkthyen Biblën kur filloi dhe predikimi i saj në gjuhën sllave. Nga ana tjetër, iliro-arbërve Bibla vazhdonte t’u predikohej në gjuhën latine. Predikimi i Biblës në gjuhën sllave qe shkaku kryesor që nga ilirët të pranohet gjuha sllave si gjuhë biblike dhe në simbiozë me ilirët, fiset sllave krijuan kombet: sllovenë, kroatë, serbë, boshnjakë dhe malazezë Në favor të hipotezës se Stefan Nemaiqi ishte arbër janë pohimet e vetë serbëve se ata kur zbritën në Ballkan pas shekullit gjashtë, ishin në fazën e zhvillimit klano-fisnor, nuk dinin asgjë për skllevërit dhe sipas Stipçeviçit nuk konsumonin ushqime të përpunuara, edhe bukën e përgatitur nga gratë ilire e hanin me dyshim meqenëse nuk i dilte gjak. Predikimi i Biblës në gjuhën amëtare nga sllavët dhe grekët, mendoj se është shkaku kryesor i copëzimit të elementit iliro-arbër. Mund të shtrohet pyetja pse në gjithë mbretërinë e tij u vendosën toponime sllave e jo shqipe. Ndoshta për shkak të alfabetit cirilik, që përdorej prej rreth pesë shekujsh, por dhe për ndonjë inat personal, ose për të mbetur në histori për këtë shkak etj.. Mund të bëhet paralelizëm me rastin e Sali Berishës, i cili nga inati se Enver Hoxha ishte evidentuar se ka udhëhequr ndërtimin e Shqipërisë së Re nga a-ja te zh-ja, doli me tezën e kthimit të ekonomisë në gjendjen zero, siç e kishte lënë Turqia, dhe e ka të e garantuar se historia do ta evidentojë si shkatërruesin më të madh të ekonomisë së vet në kohë paqe, në gjithë historinë e njerëzimit.

Në monografinë “Gjeneral De Gol …”, autori Eric Roussel,shkruan:për gjendjen e Francës në përfundim të Luftës II Botërore: “Pas fitores, problemet e brendëshme do të marrin më tepër përparsi. Vendi ka dal i dërmuar nga lufta.Në krahasim me vitin 1938, prodhimi bujqësor ka rënë me një të pestën, ndërsa prodhimi industrial me 50 për qind.”Ndërsa në Shqipëri në harkun kohor nga 1989-2013, pa luftë si prodhimi industrial dhe bujqësor kanë rënë përafërisht me 75 për qind, pa asnjë precedent në historinë e njerëzimit.Koha po provon se kjo barbari, me shkatërrimin e qindra miliard dollarëve makineri, objekte industriale komplekse e infrastrukturë bujqësore është e pjesë e projektit për riislamizimin e shqiptarëve të Shqipërisë. Vetëm në Shqipëri, për herë të parë në historinë e njerëzimit, është shkatërruar në themele industria e lehtë dhe ushqimore, që është gjithmonë rentabile e bazë e zhvillimit, për të nxjerrë nga puna në rrugë nga kombinatet e tekstileve në Tiranë e Berat,, fabrikat e tisazhit,e të trikotazhit në Shkodër, Korçë etj., rreth pesëdhjetë mijë gra e vajza. Synimi, përjashtimi i femrës nga jeta shoqërore dhe aktiviteti krijues e kthimi i saj në qytetare të pabarabartë me burrin, .Kërkohet një analizë e hollësishme për të konkluduar nëse Berisha ishte pjesë e projektit, apo u përdor si kamikaz kundër ekonomisë dhe interesave të popullit të tij, duke qenë se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë është ekonomia dhe shteti.

Kushdo që njeh konfliktin ndërgjerman me rastin e shkëputjes nga Selia e Shejtë, konfliktin në Britaninë e Madhe e rajone të tjera të Europës për këtë shkak, kupton se Nemajiqi ka ushtruar dhunë kundër arbërve në Kosovë e vise të tjera shqiptare, për shkak të rezistencës së tyre për të mos u shkëputur nga Selia e Shejtë dhe për të kaluar në juridiksionin e kishës autoqefale serbe. Paraardhësit e shqiptarëve, ilirët e kishin përqafuar krishtërimin që në shekullin e parë duke dhënë dhe martirët e parë të këtij besimi në Dardani,  Florin e Laurin, ndërsa serbët e kishin përqafuar shumë shekuj më vonë. Prandaj konkluzioni i historiografisë shqiptare se serbët ushtruan dhunë kundër arbërve për shkaqe etnike, ka mundësi të mos ketë asgjë të vërtetë, mbasi bëhet fjalë për konflikt qytetrimor, arbërit për të ruajtur lidhjet me Selinë e Shejtë, sllavët me Konstandinopojën. Konflikti shqitaro-serb është konflikti më i çuditshëm në botë mbasi serbët kërkojnë ruajtjen e objekteve të kultit të krishterë të ndërtuara nga shqiptarët në Kosovë, ndërsa shqiptarët synojnë ruajtjen e objekteve të pushtuesve turq që vranë të parët e tyre, tyrben eSulltan Muratit në Fushë Kosovë, xhaminë që mban emrin Sulltan Mehmetit II në Prishtinë dhe xhamitë e tyrbet me emrat e vrasësve të shqiptarëve dhe të tjerëve.

Edhe pse dështoi në projektin madhor për unifikimin qytetrimor të shqiptarëve Enver Hoxha nuk hoqi dorë nga projekti për europianizimin e tyre. Të gjitha vendimet ndërmarra prej tij ishin progresive për shumicën dhe synonin emancipimin e shoqërisë për tejkalimin e prapambetjes së trashëguar nga pushtimi turk, duke cënuar të drejtat e grupeve të caktuara pakicë, kurdo që ato ishin pengesë. Kishte paralajmëruar publikisht dhe tregohej i pamëshirshëm me cilindo që e pengonte në zbatimin e projektit të tij të reformave emancipuese.

U tregua i pamëshirshëm edhe me klerin katolik, që nuk ju bashkua projektit të tij, siç pati vepruar kleri katolik anglez në shekullin XVI që e ishte mbështetur vendimin e mbretreshës për t’u shkëputur nga Selia e Shejtë dhe për të krijuar kishën anglikane me varësi te mbreti, prandaj gjykatat dënuan me vdekje 35 prej klerikë katolikë, një numër jo i vogël i tyre në nivel kulturor për të qenë anëtarë të akademive të shkencave në perendim, e të tjerët me vite të gjata burgimi. Nuk ka tjetër spjegim dënimi me vdekje i klerikut Shtjefën Kurti, në vitin 1974, vetëm pse pagëzoi një fëmijë në Gurëz të Kurbinit me kërkesën e prindërve.Edhe turqit e luftonin me të gjitha mjetet Krishtrimin por akte të tilla i ndërmerrnin vetëm në raste lufte, kur mund ti justifikonin para opinionit.

Enver Hoxha ndodhej para faktit se elita politike turkoshake, i kishte justifikuar zgjidhjet e Europës për çeshtjen shqiptare dhe për copëtimin e trojeve etnike të tyre. Kryetari i parlamentit shqiptar Eshref Frashëri, gjatë vizitës në Turqi më 1924 do të shprehej se: “E vërtetë se sot populli shqiptar gjendet i shkëputur prej jush, por me zemër vijon gjithnjë të jetë i ngjitur me ju”, qëndrim që zyrtarisht identifikonte veten njësh me turqit dhe vinte në dyshim identitetin europian të shumicës së shqiptarëve.

Eqerem Bej Vlora, një nga intelektualët e shquar muhamedanë të gjysmës së parë të shekullit XX, shkruan në kujtimet e tij se po ta pyesje shqiptarin muhemedan se çfarë ishte, ai do të të përgjigjej, “turk elhamdylillah”, (turk i qofshim falë zotit). Kjo konfirmohet nga të gjitha shkrimet e kohës.Këtë e vërteton dhe poeti kombëtar Gjergj Fishta i cili në polemikën me Ismet Toton në “Hyllin e Dritës”, nr. 10, 1934, shprehet se i ka trajtuar të barabartë në veprat e tij  trimëritë e shqiptarëve në luftë, si të besimit katolik dhe muhamedan, megjithëse shprehet  Ai “…ndokujt prej muhamedanëve  të përmendun veç me i zanë në gojë aso kohe emnin e Shqipnisë, ka gjasë se do të kishte ra pushkë ballit.”

Përveç administratës, për të realizuar deri në fund fitoren e Xhihadit Islamik, pushtuesi turk kishte sjellur në rajonet shqiptare të asimiluara dhe klerikët muhamedanë, të cilët u vendosën me banim në gjithë rajonet e vendit, me përjashtim të rajoneve ku popullsia ruajti  kompaktësinë në besimin katolik. Kjo kastë me konvertimin fetar të shumicës gradualisht u bë njësh me popullsinë vendase.

Kasta e klerikëveerdhi kryesisht nga popullsitë arabe ku kishte kishte lindur dhe kishte objektet e shejta të kultit kjo fe, ndërsa politikanët nga popullsitë turke-mongole të viseve qendër aziatike të perandorisë. Por në shumicë, shkruan Eqerem Vlora, pushtuesi solli klerikë  të besimit shi’ite.

Kjo klasë, bashkë me fenë muhamedane, nxitit dasinë krahinore, fetare, futi në mënyrë të veçantë në  këto rajone mentalitetin, zakonet e egërsinë aziatike të pushtuesit, duke synuar gjithnjë asimilimin e plotë të popullsisë shqiptare vendase. “Popullsia e Shqipnis s’Veriut e t’Jugut, shkruante Fishta në Hyllin e Dritës, nr. 1, 2, 1924, përbahet prej dy elementësh: muhamedan e kristian. Kto dy elemente, sado qi nji gjakut e nji gjuhet, der dje qi s’u ba Shqypnija, s’kan mujtë kurr me u kuptue ndërmjet vedit e si kolektivitet me punue për nji qëllim të përbashkët; pse, tuj ndodhë besimit të ndryshëm, ishin dhe mentalitetit të ndryshëm. Mentaliteti buron prej dogmeve e parimeve morale të besimit”.

Me kalimin e shekujve kolonët dhe kleri muhamedan, të sjellë nga pushtuesi, udhëhoqën  procesin e shkatërrimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve.  Për shqiptarët pati specifikë në krahasim me popujt fqinjë të Ballkanit, sepse kolonët duke u asimiluar nga popullsia vendase dhe duke e identifikuar veten me të, i bënë shqiptarët bashkëfajtorë në shtypjen, shfrytëzimin e masakrimin e popujve të tjerë dhe i sollën atij dëme që kërkojnë shekuj për t’u ndrequr, ndërsa në pikëpamje të hapësirës territoriale shqiptarët humbën ndoshta përfundimisht më shumë se gjysmën e territoreve ku ata ishin shumicë në momentin e pushtimit turk e deri në hyrje të shekullit XIX. Akuzat e serbëve e grekëve për krime të kryera nga shqiptarët janë të pabaza për shkak se këta popuj kanë përdorur dhunën e shteteve të tyre kundër shqiptarëve, ndërsa shqiptarët e krijuan të fundit shtetin e tyre, prandaj si individ kanë janë përdorur si kobure prej turqve.

Rezultoi utopi mendimi i shprehur nga at Gjergj Fishta në relacionin e gjatë të dërguar Selisë së Shejtë se shqiptarët do të kthehen në identitet brenda një shekulli. Kjo mbeti thjeshtë një justifikim për klerin katolik, i cili duke dyshuar se muhamedanët nuk do të hiqnin dorë nga identifikimi i vetes turq, kishte kërkuar dhe pranuar shtetin e përbashkët pa asnjë të drejtë për qëndrestarët.

Relacioni përkon me kohën kur at Fishta iu përgjigj një artikulli të Et’hem Totos që e kritikonte klerin katolik për mungesë atdhetarie. Kryetari i delegacionit shqiptar Ipeshkvi Luigj Bumçi dhe at Gjergj Fishta e kishin habitur Konferencën e Paqes në Versajë më 1919, kur kishin kërkuar Shqipëri unike pa asnjë kusht për qëndrestarët. Ministria e Jashtme e Francës duke dyshuar se këta dy përfaqsues nuk ka mundësi të mbajnë këtë qëndrim pa qenë të korruptuar tre herë mori kontakt me arqipeshkvin e Shkodrës Jak Serreqi dhe u bind vetëm mbasi në të tre rastet mori përgjigjen e tij se qëndrimi i Ipeshkvit Luigj Bumçi dhe at Gjergj Fishtës është miratuar nga gjithë kleri katolik dhe ai si titullar, prandaj është dhe qëndrimi i tyre. Kleri katolik në Shqipëri u shpërblye për këtë vepër dhe për përpjekjet disa shekullore për të shpëtuar nga kthetrat e hordhive turke trashëgiminë shiprtërore, kulturore e traditat e lashta të kombit shqiptar, si të tillë, mbasi pushteti shqiptar i paraluftës dënoi me vdekje, me varje në litar klerikun Gjon Gazulli, ndërsa pushteti shqiptar i dalë nga Lufta II Botërore dënoi me vdekje 35 klerikë katolikë e me vite të gjata burgimi pothuajse gjithë klerikët, bashkë punëtorë e bashkë mendimtarë të at Gjergj Fishtës, ndërsa nuk pati mundësi ta dënojëfizikisht se kishte ndërruar jetë por shpalli të paligjshme, nxori nga qarkullimi dhe ndaloi veprën e tij, dhe i nxori eshtrat nga varri e punëtorët e komunales i hodhën në lum. Jo vetë klerikët katolikë, por askush nuk mund ta mendonte dhe as ta besonte se vëllezrit muhamedanë, të një gjaku por jo të një mentaliteti, do ti çonin para skuadrave të pushkatimit, pasardhësit e atyre që në shekujt e gjatë të erresirës turke,  nuk lejuan që Shqipëria të shkëputet plotësisht nga Europa dhe nga trashëgimia e të parëve të vet e ta fillojë gjithçka nga zero, thjesht si turq që flasin shqip.

Zhvillimet në Shqipërinë komuniste ishin shumë intensive. Në maj të vitit 1959 në aeroportin e Rinasit do të zbriste, për një vizitë shumë ditore (25.5.1959-5.6.1959) Nikita Hrushov, lideri i superfuqisë komuniste.

Në aeroportin e Rinasit Hrushovin do ta prisnin: Rrapo Dervishi, sekretar i parë i PPSH-së për Tiranën, Mehmet Shehu, kryeministër dhe Enver Hoxha, lider komunist. Me të zbritur në Rinas Hrushovi nuk i kishte përshëndetur mikpritësit as në rusisht zdrasvuajtje tavarish, se të paktën Dervishi e Shehu dinin rusisht, as në shqip tungjatjeta shokë, as në turqisht merhaba, meqenëse turqit i kishin dhunuar shqiptarët mbi pesë shekuj, por në gjuhën arabe selam alekym.

Teorikisht, Hrushovi kishte respektuar me skrupulozitet ndjenjat e mikpritësve, duke patur parasysh se qytetërimi islamik shprehet në gjuhën arabe.Arabishtja është gjuha e kulturës, teologjisë islame dhe të drejtës fetare.Turqit e kanë marr nga arbët këtë qytetrim dhe jua kanë imponuar shqiptarëve.

Ky qëndrim, ka shkruar në kujtimet e tij, Rrapo Dervishi ishte fyes për ne si shqiptarë.

Enver Hoxha ishte i mirëinformuar se dhe në plenimun e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik të vitit 1962, Hrushovi e kishte justifikuar prishjen e marrëdhënieve me Shqipërinë, me pamundësinë e bashkëpunimit me një grup muhamedanësh fanatikë.

Enver Hoxha kishte dështuar në projektin për të shkëputur klerin katolik nga Selia e Shejtë dhe për të krijuar kishën e krishterë shqiptare të pavarur. Qëllimi i tij kishte qenë unifikimi i shqiptarëve në të krishterë protestanë duke i detyruar katolikët të heqin dorë nga tradita katolike, ortodoksët dhe myslimanët nga tradita bizantine dhe arabo-mongole, dhe të ligjronte kishën shqiptare me varësi nga shteti. Enver Hoxha nuk ishte asnjë dyshim se pushtimi turk ishte shkaktari i të gjithë tragjedive që e kanë shoqëruar kombin shqiptar, dhe se si muhamedanë, shqiptarët edhe pse janë pjesë e Perendimit, e kanë të vështirë ta pranojnë dhe të pranohen shpirtërisht në Europë. Edhe ky vlerësim i saktë e objektiv është nga shkaqet kryesore të sulmeve kundër tij.

Lidershipi komunist, për të treguar vazhdimsinë europiane të shqiptarëve, të goditur rëndë nga turqit, mbasi e kishte shpallur Hero Kombëtar, kishte projektuar veprimtaritë përkujtimore me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Jo vetëm studiuesve, por dhe opinionit të gjërë i ishin vënë në dispozicion të përkthyera në gjuhën shqipe kronikat autorve turq me mburrrjet për gjenocidin e sulltanëve mbi popullin shqiptar pse nuk pranonte nënshtrimin ndaj tyre e kalimin në islam. Përkthyesit e talentuar Vexhi Buharaja dhe Myqerem Janina, megjithëse të pa përshtatshëm politikisht për regjimin, përkthenin me intensitet dokumentat ku përshkruhen masakrat e turqve.  Historiani turk Oruç, për pushtimin e Krujës: “ Ai shkoi drejt për në vendin e Juvanit. Kishin ardhur gjithashtu nga deti anije me qëllim që t’u prisnin rrugën e arratisjes të pafeve. …. Ata armiq të fesë i kaluan në shpatë ndërsa gratë dhe fëmijët e tyre i bënë robër dhe i vunë përpara [….] nuk lanë të gjallë asnjë nga burrat dhe gratë.Fshatrave dhe të mbjellave u vunë zjarrin dhe i bënë një me tokën”.

Po kështu dokumentat turke pasqyrojnë edhe kontributin e kolaboracionistëve dhe shpërblimin e marrë për ato shërbime.Dokumenti 10, 29 tetor 1560 “Jepen tre timare për merita në luftë kundër kryengritësve në sanxhakun e Ohrit… si fillim vojvodës Ferhad 6000 akce dhe Rizvanit e Hyseinit me nga 5000 akce”.

Dokumenti 11, 24 nëntor 1560 “Ahmeti shpërblehet me një timar, meqenëse u dallua në luftë për të shtypur kryengritjen në sanxhakun e Ohrit …. se ka marrë pjesë në mënyrë shembullore (në fushatat) për shtrimin e fshatarve, për të cilët qe dhënë ferman, dhe një udhëheqësi të të pafeve ia preu kokën”.

Dokumenti 12, 24 nëntor 1560 “I jepet timar Bajramit, meqenëse u dallua në luftën kundër fshatrave kryengritëse në sanxhakun e Ohrit …. dhe i preu kokën një udhëheqësi të ngatërrestarëve”.

Dokumenti 15, 24 nëntor 1560 “I jepet timar Balit, meqenëse ka marrë pjesë në luftë për shtypjen e kryengritjes në sanxhakun e Ohrit …. zuri të mallkuarin Pali Bert, i cili ishte komandant, dhe mori pjesë në fushatën për shtruarjen e fshatrave kryengritëse”.

Dokumenti 20, 25 nëntor 1560 “I jepet një timar Mustafa Kethydait, meqenëse ka marrë pjesë në luftën për shtypjen e kryengritjes në sanxhakun e Ohrit …. dhe i preu kokën një të pafeu trim dhe përveç kësaj ndihmoi shumë në furnizimin e ushtrisë me zahire”.

Në fermanin sulltanor të datës 26 shkurt 1565 dërguar beut të Dukagjinit për shtypjen e kryengritjes në sanxhakun e Dukagjinit, urdhërohet: “ Banorët e fshatrave Bërdhet, Rap, Ribë, Arst, Rilë, Itballë, Kacinar, Klumertë, Dush, Fandi i Vogël, Plakëz, Mirdita e Vogël, Mirdita e madhe, Kolcin, Qerretet, Mamish, Ujmisht e Suroj janë hedhur në kryengritje…..Ata më të pagdhendurit e fshatrave që nuk do të binden, t’i shkoni në shpatë, fëmijët e gratë e tyre t’i bëni robër, kurse pasurinë e plackat t’ua grabitni e t’ua prishni krejt.

Dokumenti 61, 7 shkurt 1574, me titull “Një të quajturi Ahmet i jepet një timar, sepse ka treguar trimëri në luftën kundër kryengritësvë shqiptarë …. në kohën e sulmeve të shqiptarëve kryengritës, kur ishin thyer të pafetë e fëlliçur që patën rrethuar kalanë e Novës, ai kishte prerë ca koka [të pafesh] dhe ishte shquar në pjesëmarrjen në ekspeditë”.

Prandaj në një artikull që pata botuar në gazetën “Sot” në korrik 2004 kam thënë se reforma agrare e 1946 ishte fundi i pushtimit turk në fushën e pronësisë. Nëse do të trajtohej në kuadrin e të drejtave të njeriut pronat duhej t’u kthehen pasardhësve të Gjergj Kastriotit, Lek Dukagjinit, Gjergj Aranitit, Gjon Muzakës e shumë fisnikëve të tjerë shqiptarë, dhe jo kolonëve turq të shqiptarizuar as shqiptarëve kolaboracionistë të tyre, që ishin shpërblyer për krimet e kryera ndaj qëndrestarëve, por dhe ndaj popujve të tjerë të Ballkanit. Prandaj, të gjithë popujt e Europës Juglindore, serb, grek, bullgar, etj. i kanë shfuqizuar qind për qind dekretet e sulltanëve dhe jua kanë kthyer pronat popullit të tyre si fitues mbi turqit, gjë që nuk e kishin bërë shqiptarët.

Enver Hoxha njihte mirë atë që do të shkruante E. Jacques në veprën “Shqiptarët” se: “Shpata komandohej nga Kurani si mjet për nënshtrimin e botës jomyslimane ndaj sulltanit si autoritet politik. … turqit bënin gjithçka që t’i detyronin të krishterët të mohonin besimin dhe të bëheshin synet”, dhe se: “Murati urdhëron që ose të bëhen synet të gjithë Epirotët ose të lahet tradhëtia e tij (Gjergj Kastriotit) me vdekje. Në këtë mënyrë, i gjithë Arnauti u përfshi në besimin muhamedan”.

Enver Hoxha njihte dhe anën tjetër të medaljes, vlerësimet e perendimit për Gjergj Kastriotin, që i citon dhe Edvin Zhak. “Rreth e qark përkrenares së tij ishin gdhendur inicialet  në gjuhën latine: “Jezui i Nazaretit Bekon Skënderbeun Princin e Matit Mbretin e Shqipërisë  Tmerrin e Turqëve Mbretin e Epirit”. Papa Piu II dhe Papa Pali II, e kishin dhënë miratimin dhe e e cilësonin luftëtarin me dashuri si “Gideoni i Krishterë”, “Shpata e Krishtërimit”, “Shtylla e Kishës së Shejtë”, “Makabeu i Ri”, “Tmerri i Islamizmit”.

Përgatitjet për veprimtaritë përkujtimore me rastin e pesëqind vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ishin tepër intensive. Mbasi kompozitori mirditas Preng Jakova kishte vënë në skenë me trupën e Teatrit të Operas, operën e parë shqiptare Mrika, vetë Enver Hoxha i kishte kërkuar atij, kompozimin një opere për Skënderbeun në rastin e përvjetorit të vdekjes së tij, që autori e arriti, me shumë sforco, në kohë record, siç thotë Xhoni Athanas, autori i përzgjedhur për rolin kryesor, duke kryer prova krahas shkrimit të veprës. Kishin vite përpjekjet e skulptorve Janaq Paço e Odise Paskali për realizimin e skupturave monomentale të Skenderbeut mbi kalë një për ta vendosur në Krujë dhe një në Tiranë, në sheshin që mbante emrin e tij. Por Enver Hoxha mendonte momentin e përurimit, me datë 17 janar 1968: ai do të fliste për heroizmat e bëmat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në krye të shqiptarëve në luftën e pabarabartë kundër trupave të pamshirshëm të dy sulltanëve, babë e bir, Sulltan Muratit II dhe Sulltan Mehmetit II, do fliste për fitoret e tij në çerek shekulli luftë, për sakricat mbinjerëzore të shqiptarëve, jo vetëm për mbrojtjen e trojeve arbënore por dhe të Qytetrimit Europian, do të fliste për krimet e kryera nga pushtuesit turq kundër shqiptarëve.

Por zeri i parë që do “dëgjonte” pas pesë shekujsh Gjergj Kastrioti në bronx dhe populli i kryeqytetit në shesh, nuk do të ishte zëri i Enver Hoxhës, por zëri i hoxhës në gjuhën arabe. Pinjollët e pushtuesve turq të shqiptarizuar dhe pinjollët e renegatëve të qytetrimit perendimor, kolaboracionistë të turqve do ta sfidonin liderin. Nga kjo rezultonte se shqiptarët e konvertuar me dhunë në fenë muhamedane, e ruanin “besën” që i kishin dhënë pushtuesit edhe gjysëm shekulli pas largimit të tyre fizik, nga njera anë pranojnë Gjergj Kastriotin-Skëndërbeun hero kombëtar nga ana tjetër i këndonin te koka këngët e pushtuesve kundër të cilve ai i luftoi deri në frymën e fundit.Në këto rrethana katër ditë mbasi kishte hyrë viti i pesëqind nga vdekja e heroit, shkolla e mesme “Naim Frashëri” e Durrësit ndërmori nismën kundër bestytnive fetare dhe zakoneve prapanike që u mbështet menjëherë në gjithë vendin. Ndërsa në ditën e fundit të javës së tretë, dita e 21 pas ditës përkujtimore të 17 janarit, me datë 6 shkurt 1967 Enver Hoxha mbajti fjalimin e njohur të kësaj dite, për luftën kundër zakoneve prapanike, besimeve fetare etj..

Unë si fëmijë kisha marrë pjesë në festat fetare ku në kujtesë mbetej festa e Pashkëve në pranverë dhe festa e Shën Kollit në vjeshtë. Në këtë të fundit kishte dhe pjesëmarrje të musafirëve muhamedanë nga zonat fqinje të Arrnit, Surrojt, Lurës etj.. Në nënvetdijen e popullit ishte fiksuar dhe vija ndarëse midis dy qytetrimeve, Qafa e Komit. Dhe riti kërkonte pjekjen në hell të jo më pak se një dashi ose dele. Në këto festa, shmangej plotësisht çdo element i mishit të derrit, ndërsa alkoli përdorej me miratimin e mysafirit, mbasi dhe në nënvetdijen e njerëzve Qafa e Komit ishte fiksuar si vijë ndarëse midis dy qytetrimeve. Në Kishën e Shën Markut në Fan shërbente don Nikoll Luli, mbi 2 m i gjatë, nga Kalori që mbulonte edhe Abacinë e Oroshit pas pushkatimit abatit Frano Gjni. Ne kur kalonim afër çelës së tij, gjatë kohës që vazhdonim mësimet në shkollën 8 vjeçare “Ndrec Ndue Gjoka” të Fanit, nuk kuptonim pse ai qëndronte gjithnjë i heshtur, megjithse mua më jepte për të lexuar shumë libra që më mungonin veçanërisht kur bashkë me shtëpinë u dogjën dhe librat e xhaxhait. Të jepte përshtypjen e një njeriu që diçka fsheh, por vetëm pas viteve ’90-të mësova se ishte diplomuar para lufte në Universitetin e Bolonjës në degën e teologjisë dhe të letërsisë dhe kishte vuajtur disa muaj burg për shkak se punonjësi i tij, për efekt të tatimit të jashtëzakonshëm kishte ngatërruar sasitë e misrit e të fasuleve, duke raportuar rreth 100 kg misër më pak dhe 150 kg fasule më shumë se kishte gjendje në fakt. Unë megjithëse nuk e kisha moshën mora pjesë në mbledhjen e rinisë ku atij ju komunikua se është i panevojshëm e duhet të lërë kishën e gjithçka tjetër, mbasi rinia nuk ka nevojë për mësimet e tij.Tre vjet më vonë kur vazhdova shkollën e mesme, nuk vinim re asnjë dallim midis nxënësve të besimeve të ndryshme, dhe të rretheve të ndryshme, mbasi shkolla kujdesej edhe për formimin tonë social. Osman Balliu, zv/drejtor për anën ekonomike në shkollën e mesme ekonomike “Nako Spiru” tregonte një kujdes prindror për konviktorët. Në fillim të çdo viti, ai kontraktonte me gjithë institucionet qëndrore të artit dhe pothuajse çdo javë ne merrnim pjesë në çfaçje me radhë, në mënyrë ciklike, në Teatrin e Operas dhe Baletit, opera ose balet, në Ansamblin Shtetror të Këngëve e Valleve Popullore, në Estradën e Shtetit, në Teatrin Popullor, etj., përveç edhe një filmi që çdo javë e ndiqnim gratis në kinemanë e Qytetit të Nxënësve, që italianët e kishin ngritur për ushtrinë e tyre. Shkolla paguante biletën një lek për nxënës, 700 lek për gjithë sallën që përbënte dy për qind të kostos. Po kështu, çdo vit, nxënsit realizonin dy piknike në malin e Dajtit, me vajtje ardhje në këmbë nga Kinostudio dhe me një natë qëndrim në kampin e punëtorëve, dhe një vizitë në Pezë, në çdo 16 shtator, në shtëpinë ku kishte zhvilluar punimet Konferenca e Pezës.

Lideri komunist Enver Hoxha, mbështeti “nismën e rinisë” për luftën kundër zakoneve prapanike e bestytnive fetare. Edhe në këtë rast ai shkeli të drejtat e qëndrestarve të krishterë, në atë kohë pakicë, për të kthyer në identitet shumicën muhamedane e cila ishte dhunuar nga pushtuesit turq për të humbur identitetin, por për fatin e popullit shqiptar kishte arritur të ruante gjuhën shqipe. Pas kësaj nisme të gjithë myslimanët kishin të ndaluar rreth prerjen dhe në mensat e qendrave të punës, restorante, gjatë shërbimit ushtarak, në mensat e konvikteve të shkollave etj., konsumonte mishin e derrit dhe nënproduktet e tij, pijet alkolike, birrën, verën etj. Të gjithë shqiptarët pa dallim iu përveshën punës për rritjen e nivelit arsimor. Nga një sondazh i zhvilluar në vitet 2000, do të rezultonte se në shtetet arabe me numër popullsie mbi shtatë herë më të madh se popullsia e Francës, duke përjshtuar Kuranin lexoheshin katër përqind e numrit të librave që lexonin francezët.

Në gjendje të përafërt do të dilte dhe Shqipëria nga Lufta II Botërore. Në kujtimet e tij profesor Aleks Buda, shkruante: “Deri në pragun e 7 prillit 1939 Shqipëria arriti të kishte 380 kuadro me arsim të lartë, 2000 teknikë me arsim të mesëm dhe 1600 mësues.”

Prandaj, duke qenë në pozitën më të vështirë politike, pa asnjë precedent në historinë e njerëzimit, Enver Hoxha u përpoq për europianizimin e shqiptarëve por pjesërisht dështoi. Akuzohet për shkelje të të drejtave të njeriut, kur ai në fakt luftoi për të rivënë në vend të drejtat e shkelura nga pushtuesi turk të shumicës muhamedane dhe për kthimin e saj në identitet, duke u kujdesur deri dhe për listën emrave të lejueshëm për përdorim, gjë që është vlerësuar si shkelje e të drejtave të njeriut por dhe sot, përdorimi i emrave të përshtatshëm kërkohet dhe në Gjermani.. Ai dhe në këtë rast shkeli të drejtat e komunitetit të qëndrestarëve të krishterë, që kishin përballuar sakrifca mbinjerëzorë për të mos lejuar cënimin e identitetit të tyre. Megjithatë,  pas asaj pune titanike për emancipimin e shoqërisë shqiptare si europiane në shtetin e diktaturës së proletariatit, riarabizimi i shqiptarëve nuk do të arrihet më, në përmasat e frikëshme që e la pushtuesi turk, mbasi në vitin 1991 numri i myslimanëve të lindur para Luftës II Botërore nuk arrinte njëzet për qind, ndërsa pjesa tjetër e popullsisë ishte edukuar si europiane. Nuk mund të quhet se i përket vëllazërisë arabe një person që nuk është bërë synet, pi alkol, ha mishin e derrrit, studion dhe punon e gjykon si Europian. Rol pozitiv në parandalimin e kthimit të kaluarës e riarabizimit, ka patur e ka KOASH, në krye të cilës erdhi shqiptari i madh Anasats Janullatos. Pavarësisht se ai kritikohet nga qytetarët shqiptarë me mentalitet arabo-turk, dhe nga pinjollë rajashë servilë e sahanlëpirës të komunitetit të krishterë,  ai ka qenë dhe është një gurë i çmuar në rrugën e integrimit të shqiptarëve në Europë, dhe personalisht kam bindjen se Shqipëria do bëhet europiane e shqiptarët do ti kuptojnë e vlerësojnë kontributet e tij, dhe do ta shprehin mirënjohejn për punën e tij.

Tiranë, 23.6.2018

Avokat Gjet KOLA