Ambasador LU & Ambasadore Wllahutin duhet të ishit treguar më seriozë me Vettingun se e zhgënjyet këtë popull

Nga Zef Bushati – politikan

Ambasadorë, nuk po ju drejtohem si nje koleg i juaji, edhe pse gjate misionit tim te Ambasadorit te Shqiperise kam lënë gjurme pozitive, qe i sherbyen me së miri forcimit te marredhenive midis Shqiperise dhe Vatikanit, por po ju drejtohem nga pozicioni i nje politikani me mjaft pervoje.

A mundet te na shpjegoni perpara se te largoheni nga Shqiperia se ku qendron ndryshimi midis Vettingut dhe Ispektoratit të Larte të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave ?

A e dini ju, apo ekspertet tuaj, se cili eshte misioni i Ispektoratit të Larte të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave ?
A ishit te qarte ju rreth platformes dhe misionit te Vettingut ?

Dhe e fundit qe mos t’ju ngarkoj shume ne këto ditë te nxehta, a e dini se me variantin tuaj te Vettingut e çorientuat dhe e zhgenjyet kete popull, i cili, cdo dite kur degjon konkluzionet e eksperteve te Vettingut thote: Çfare prisnim e çfare na doli ?!

Zoti LU ky popull priste “peshqit e medhenj” qe premtove se do kapeshin nga Vettingu. Ju deklaruat shume data dhe asnjera nuk ju doli, tek asnje nga “datat” tuaja nuk u arrestua ndonje “peshk i madh”. Tani po largoheni pa kapur asnje peshk zoti LU. A e dini pse ? Se Vettingu që ju propaganduat nuk është ky që krijuat….

Ju zonja Vllahutin, si më “e permbajura” ambasadore me maxhorancen Qeverisese, me nje staf te gjere e per tu admiruar nga numri punonjesve ne ambasaden e BE, nuk arritët asnjehere te bënit dallimin midis Vettingut dhe Ispektoratit të Larte të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave. Zhgenjim. Totalisht çoroditje.

Te gjithe kujtuam se nepermjet Vettingut do të merret në një analizë të thellë e të hollësishme e gjithe puna e Prokuroreve dhe Gjykatesve, kujtuam se do merreshin ne shqyrtim ceshtjet qe ata kane gjykuar, shkeljet qe ata kane bere ne vendimet e tyre ne kundershtim me ligjin dhe ne favor te zyrtareve te larte te korruptuar.
Shkeljet ligjore ne vendimet e Prokuroreve dhe Gjygjtareve ne favor te çdo zyrtari te korruptuar pavaresisht nga niveli. Vendimet e Prokuroreve dhe gjygjtareve ne favor te korrupsionit ne te gjitha fushat, deri tek pronesite, tek vendet e punes, etj.
Vettingu pritej te bente publike se sa miliona leke kane perfituar Prokuroret e Gjygjtaret nga vendimet e marra ne favor te krimineleve, kontrabandisteve te droges e mishit te bardhe, hajduteve, matrapazeve dhe seksereve.
Vendimet e kundra ligjeshme te Prokuroreve dhe Gjykatesve ne proceset e lidhjes se kontratave shteterore si ajo e ÇEZ e ARMO apo kontratat e shitjes se armëve, dhenies se liçensave, lejeve te ndertimit, etj,etj.
Qytetaret shqiptare po prisnin ” tërmetin e madh” nga Reforma ne Drejtësi dhe Vettingu, por siç thote populli: “u mbars mali dhe polli një mi”.
Vettingu, pa e ditur askush nga qytetaret, i kishte marre kompetencat Ispektoratit të Larte të Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive dhe Konfliktit te Interesave dhe filloi nga puna duke gjykuar se ku i kane gjetur parate Prokuroret dhe Gjygjtaret per te blere nje shtepi apo nje dyqan.
Dhe nese “ata” nuk i justifikojne blerjet dhe parate i largojne nga detyra.
KAQ.
A nuk ju duket qesharake Ambasadori LU & Ambasadorja Vllahutin ?
A nuk ju duket komike qe Prokurore e Gjygjtare largohen “vullnetarisht” nga detyra per te mos iu nenshtruar edhe ketij varianti të Vetingut ?
A nuk dyshoni qe keta Prokurore e Gjygjtare kane bere namin me vendime te kundra ligjeshme, kane perfituar miliona per shkak te detyres dhe tani largohen per ti gezuar parate e fituara ne rruge te piset ne ndonje shtet tjeter ?
A nuk ju ben pershtypje mekati që keni bere duke mashtruar nje popull të tërë qe besoi verberisht te ju ?
Ambasadori LU & Ambasadorja Vllahutin e çoroditet kete popull, e zhgenjyet kete popull dhe perpara se te largoheni nga Shqiperia ju sygjeroj te shkoni ne kishe, rrëfehuni per mekatet e juaja, kerkojini falje Zotit per atë qe betë ndaj qytetareve shqiptare gjate mandatit tuaj.

Ndoshta Zoti do ju fale, por në memorjen e qytetareve shqiptare do të mbeteni si mekatarë, si dy dipllomate qe e çoroditet kete popull me propaganden tuaj, që i zhgenjyet dhe qe nuk arritet te beni asgje.