Receta e ditës/ Picë me spinaq e peshk

Përbërësit:

Përgatitja e brumit:

(për një tepsi katrore me madhësi 36x40cm)

300gr miell
20 gr tharm buke
125 ml ujë
gjysmë lugë çaji kripë                                                                                                                                                                             3-4 lgj vaj ulliri ose lule dielli

Përgatitja:

Mielli dhe kripa hidhen në një enë, në mes të miellit hidhen tharmi, uji i vakët dhe vaji, të gjithë përbërësit përzihen mirë, ena mbulohet dhe brumi lihet të vijë për 15-20 minuta.

2. Picë me spinaq e peshk

Përbërësit:
450 gr spinaq i ngrirë ose 600 gr i freskët
2 doza peshk toni
200 gr kaçkavall
1 qepë
4-5 lugë gjelle salcë
domate, kripë, pipër i zi.

Procedura:

Brumi përgatitet si më lart dhe lihet të vijë. Spinaqi i freskët, grihet, lahet dhe kullohet. Në një enë hidhen 2-3 lugë gjelle yndyrë dhe spinaqi kaurdiset për 2-3 minuta hiqet nga zjarri, i hidhet 2-3 lugë gjelle ajkë e thartë, kripë e pipër.

Nëse spinaqi është i ngrirë, vendoset të shkrihet në zjarr të ngadalshëm, duke u përzier herë pas herë. Pastaj hiqet nga zjarri, po ashtu i hidhet ajkë e thartë dhe mëlmesa sipas dëshirës.
Përgatitet peta, hidhet në tepsi, lyhet me salcë domateje, pastaj i hidhet peshku dhe sipër peshkut spinaqi e qepa e prerë në rrathë.

Në fund, kaçkavalli i grirë, shpërndahet sipër. Në temperaturë 220° C pica piqet për 12-15 minuta.