Shpresa kemi ende si popull

Nga Fetah Bakija

Sot në spitalin e Prishtinës, ku po qëndron Aurora Krasniqi, e cila po lufton më jetën, se nuk ka mjete të sherohët jashtë vendi, e spitali ynë nuk ka mundësi të afroj sherim të duhur, erdhen në dhomën e saj burrë e grua me vajzen 10 vjeçe.

Pasi u përshëndetën dhe i uruan sherim të shpejtë Aurorës i lanë ndihmë 5.000 €.

Familja e Aurorës, pasi ju falenderuan kësaj familje, deshiroj dhe insistoi të dinte se kush ishin këta njerëz dhe familje bujare!

Burri dhe gruaja nuk deshën të identifikohen në asnjë mënyrë
Këte po e bëjmë për ketë vajzë të re dhe nuk na intereson asgjë tjetër.

O Perendi – kur ndigjojë këso raste të ksaj familje që ndihmo në këte mnyrë të lartë më kaq denjitet , më lind Shpresa se DO I’A DALIM SI POPULL.

Plangëprishësit individual në fuqi, bajraktartë e kohëve te reja si relike të shkuarës, pasaniktë e rinjë, dhe …. nuk e kanë të gjatë.