Kampionati Botëror 2018, rekord i futbollistëve të Real Madrid

Real Madrid ka numër të madh të futbollistëve në Kampionatin Botëror 2018.

Real Madrid ka 12 përfaqësues në fazën eliminatore të Kampionatit botëror 2018.

Nga 15 futbollistë sa ishin gjithsej në fazën e grupeve, “Los Blancos” kanë vetëm tre më pak.

Keylor Navas (Kosta Rika), Achraf (Marok), dhe befasia e madhe, Toni Kroos (Gjermani) janë përshëndetur nga gara.

Numri më i madh i përfaqësuesve të Real Madridit në një kombëtare janë tek Spanja, Ramos, Carvajal, Isco, Nacho, Asensio dhe Lucas.

Por, ka të tjerë edhe tek Kroacia si Modric e Kovacic së bashku me brazilianët, Marcelo e Casemiro.