Studimi: Cilat janë 10 vendet më të vizituara në botë?

Numri i përgjithshëm i turistëve nëpër botë është rritur nga 940 milionë në vitin 2010 në 1,235 milionë në vitin 2017.

Nga të dhënat e mëposhtme vërejme se destinacionet evropiane si Franca, Spanja dhe Italia janë ende në krye të listës, ndërsa Tailanda dhe Meksika po vazhdojnë të ngjiten në listë. Këto janë 10 vendet më të vizituara në botë sipas një studimi të kryer për vitin 2017 dhe fillimin e vitit 2018.

  1. Turqia: 30 millionë vizitorë

Përhapur në të gjithë Evropën dhe Azinë, Turqia është e njohur për kulturat e saj dalluese, traditat e vjetra dhe peizazhet e ndryshme.

  1. Tajlanda: 32.6 millionë vizitorë

Ndikimi i Tajlandës në sferën e turizmit ka qenë gjithmonë i lartë dhe vazhdon të renditet si vendi më i preferuar për tu vizituar në Azinë Juglindore.

  1. Meksika: 35.0 millionë vizitorë

Numri i vizitorëve vetëm në Meksikë është më i lartë se numri i përgjithshëm i vizitorëve në të gjithë Karaibet me rreth 25.2 milionë.

  1. Gjermania: 35.6 millionë vizitorë

Shumë nga qytetet kryesore të Gjermanisë janë magnet turistik sidomos në sezonin festiv , festivalet e birrës dhe eventet e verës.

  1. Anglia: 35.8 millionë vizitorë

Peizazhet dramatike të Skocisë dhe bregdeti i njohur i Uellsit janë një pjesë e asaj që ofron ky vend. Shumica e njerëzve kanë vizituar kryeqytetin kulturor të Londrës por Mbretëria e Bashkuar ka shumë për të ofruar në brigjet e saj, përtej qyteteve.

  1. Italia: 52.4 millionë vizitorë

Nga kanalet romantike të Venecias tek historia e picave të famshme të Romës dhe gjithashtu tëplazheve mahnitës të gjirit të Amalfi, Italia ka aq shumë atraksione sa do e keni të veshtirë të zgjidhni.

  1. Kina: 59.3 millionë vizitorë

Që kur ka hapur dyert për turistat, numri i vizitorëve në Kinë ka qënë një bum i vërtetë, mjaft i madh sidomos për shkak të rritjes së saj globale në botën e biznesit por edhe të shkëmbimit kulturor.

  1. Spanja: 75.6 millionë vizitorë

Në Spanjë ka shumë vende historike për tu parë si dhe një kulturë mjaft e pasur për tu përjetuar në kryeqytetin e saj Madridin, si dhe Barcelona por dhe qytetet tradicionale të Andalusisë dhe Castilla la Mancha.

  1. Amerika: 75.6 millionë vizitorë

Amerika regjistron një numër mjaft të lartë vizitorësh me një shifër prej 75.6 millionë vizitorë. Sipas të dhënave të regjistruara, New York, Los Angeles, Washington si dhe San Francisco, janë qytetet më të vizituara në Amerikë.

  1. Franca: 82.6 millionë vizitorë

Nuk është aspak e habitshme që Franca kryeson listën e 10 vendeve më të vizituara në botë, me Parisin si vendi apo destinacioni më i kërkuar për turistë nga mbarë bota.