Ne të gjithëve nuk do të na harrohet emri brez pas brezi nëse do ta ndihmojë shtëpinë tonë që e ka emrin Skivjan

Nga Bashkim Kosumaj – president i Shoqatës “Skivjani”

Të nderuar qytetarë te migruar te fshatit Skivjan.

Pas nji pune aktive kryesia e Shoqates SKIVJANI ka kryer punet per hapjen e kontos së Shoqates, ka marrur fletëpagesat që jane te vlefshme vetem per territorin e Zvicres dhe po ashtu ka marrë te dhënat e e Bankës që janë te vlefshme per krejt pjesen tjeter te botes.
Sot kryesia e Shoqates ka adresuar ne 200 adresa, pjesa me e madhe e tyre ne territorin e Zvicrës por edhe ne Gjermani Belgjikë, Suedi e deri ne SHBA me të dhënat bankës që qytetaret e Skivjanit qe janë të emigruar e që marrin te ardhura te rregullta mujore të bëjnë pagesen e anëtarësisë vjetore ne llogari të Shoqates SKIVJANI.
Te nderuar qytetarë te migruar te Skivjanit, kemi ardhur deri te momenti kur ne duhet ne praktikë ta dëshmojmë dashurinë, perkushtimin dhe disiplinen që kemi për fshatin tonë Skivjanin dhe e tëra kjo dëshmohet duke u duke u bërë pjese e Shoqates SKIVJANI.
Fuqia jonë financiare si pjesë e pandarë e fshatit ne na mban gjithmonë detyrues ndaj pjesës tjeter te shtepisë qe quhet Skivjan dhe nëse ne deshirojë qe shtepija jone e perbashket qe e ka këtë Emër të jetë e mirë, e paster, e rregulluar e permendur e rrespektuar e keshtu me radhë ne duhet te japim pjesen tone te kontributit qe kjo edhe të ndodhë, pra që kjo Shtepi te permendet gjithkund e gjithmonë për te mirë.
Prandaj ju therrasim të gjithëve kudo qe jetoni e punoni, bëhuni pjesë e Shoqates SKIVJANI, bëhuni vullnetarë aktivë për Shoqaten, bëhuni fjalëmire për Shoqaten, punoni që edhe të tjeret qe nuk janë nga Fshati ynë të behen ndihmëtarë të Shoqates.
Kryesia e Shoqates ka marrë vendim me 08.06.2018 për sa i takonë njerzve tonë te emigruar ne SHBA
Kështu Kryesia e Shoqates Skivjani ka emëruar koordinatorë te Shoqates SKIVJANI për SHBA zotninë e tij Hagji Nezaj dhe zëvendeskordinator zotninë e tij Arianit Jakupaj.
Të dashurë mergimtare te gjithë ne edhe une me ju nji ditë do të jemi pjesë e Lendines mbi fshat. Para se kjo të ndodhë të perpiqemi të gjithë bashkarisht që të bëjmë nji punë të mire për Skivjanin për Shtëpinë tonë për njerëzit tonë. Dhe kur bëhemi pjesë e Lendines të tjeret të thonë se ne të gjithe kemi ditur ta duam shtëpin tonë në menyren me të mirë.
Ne Shqiptaret e kemi ne Kodin tonë mijeravjeqar nji fjale shumë permajtesore e që është
„Mos tu harroftë emri“
Edhe ne të gjithëve nuk do te na harrohet emri brez pas brezi nese do ta ndihmojë shtepin tone që e ka emrin Skivjan.
Qofshi gjithmone me shendet të mirë ju dhe familjet tuaja !Dalshi faqebardhë ne te gjitha punet tuaja !
Per Kryesinë e Shoqates SKIVJANI

Bashkim Kasumaj
_________
(Fotot: Logo e re e Shoqatës “Skivjani”/ Veprimtarë të Shoqatës “Skivjani” / Fshati Skivjani në Gjakovë-Kosovë)