Beteja Shqiptaro Indiane, 326 PK.

Pas vdekjes së Darius në 330, Aleksandri u shpall mbret i Azisë dhe u nis për Indi. Ai riorganizoi ushtrinë e tij në përputhje me taktikat luftarake evolvuese. Ai filloi duke dërguar krejt trupat aleate Greke në shtëpi, duke mbajtur vetëm mercenarët bashkë me Thrakianët për garnizonet Aziatik. Reformat injorohen nga Arrian, por mund të nxirret nga Kurtius se në bërthamë Alexandri hoqi fare dallimet fisnore midis kontigjentëve Shqiptar. Pra, kalorsia Paeone, Dardane, Ilire, etj, do renditej përkrah Shokëve Maqedon me të njëjtën pagesë dhe privilegje të tjera. Njësoj këmbësoria, kështu duke krijuar një ushtri kombëtare Shqiptare.
Aleksandri arriti Hydaspes në Qershor 326, dhe gjeti një ushtri prej 5,000 kalorsish, 30,000 këmbësorësh, 300 karrocash dhe 200 elefantë të fuqishëm duke pritur në bregun lindor të lumit nën mbretin e tyre Porus. Aleksandri ndoqi taktikën e shpërqëndrimit. Ç’do natë ai do dërgonte kalorsë lartë e poshtë lumit duke bërë potere dhe gjasme do kryqëzonin, dhe Porus në anën tjetër do përgjigjej duke lëvizur elefantët e tij paralel me zhurmat e kota. Kjo vazhdoi për disa kohë, derisa më në fund Porus ishte ngopur me alarmet fallco dhe filloi të mos shqetësohej më nga provokimet Shqiptare, por vendosi të dërgonte vetëm zbuluesit e tij të ruanin bregun e lumit.
Aleksandri këtë priste. Në një natë skëterrë stuhie, ai la Kraterus në kamp me 1,000 kalorsë Shokë, dy falankse Ushtarësh dhe 5,000 trupa Indian, dhe e udhëzoi të kryqëzonte vetëm nëse Porus do largohej nga kampi me elefantët e tij. Pastaj vetë ai marshoi me reston e ushtrisë tatëpjetë lumit. Ai ishte i vetëdijshëm se varkat nuk do mund të mbartnin terë forcat e tij njëherazi, dhe kështu ai la mercenarët Shqiptar, kalorsi e këmbësori, të kryqëzonin te një pikë intermediate midis tij dhe Kraterus sapo beteja të kishte filluar. Të kryqëzonin me të, Aleksandri kishte zgjedhur kalorsinë e Shokëve të ngelur, Rojet Maqedon, tërë këmbësorët heshtarë Shqiptar, forcat speciale këmbësore Ilire e Agriane dhe nja 1,000 kalorsë shigjetare Dahae.
Siç varkat prijëse Maqedone po i afroheshin bregut tjetër, ato menjëherë u spikatën nga rojet e Porus. Ata atëherë kalëruan me tërë shpejtësinë 27 kilometra tëposhtë rrjedhës të lajmërojnë mbretin e tyre, i cili u përgjigj duke shkëputur shpejt një forcë paraprijëse prej 60 karrocash dhe 2,000 kalorsish nën djalin e vet. Pjesa më e madhe e elefantëve do shkonin me ushtrinë kryesore, kurse disa do qëndronin në kamp të trembnin kuajt e Kraterus nga të afruarit bregut lindor të lumit.
Duke anticipuar strategjinë e Porus, Aleksandri sapo trupat e tij kishin dalë në tokë relativisht të thatë u nis menjëherë në krye me kalorsinë e tij-shigjetarët e kaluar Dahae në front, me këmbësorinë të ndiqte nga pas me hap normal. Kur, nja tre kilometra më tej, ai hasi forcën paraprijëse Indiane nën djalin e Porus, dërgoi së pari kundër tyre shigjetarët e kaluar, pastaj mësyu me skuadronët e kalorsëve të tij. Karrocat Indiane dolën të paefektëshme që në fillim të përleshjes, meqë vendi lagësht pakësoi së tepërmi mobilitetin e tyre, dhe kështu duke i bërë karrocierët e tyre pre e lehtë e kalorsëve Dahae. Edhe kalorsia e tyre sapo në luftim nga afër me burrat e Aleksandrit ofroi jo rezistencë por u kthye pas dhe ja mbathi, duke lënë mbrapa 400 të vdekur, djali i Porus një prej tyre.
Kur Porus mori vesh për dizastrën, ai u përgatit për betejë duke vendosur elefantët në një linjë frontale prej 6 km të gjatë. Ai pastaj mbushi intervalet midis kafshëve me blloqe të thellë këmbësorësh, që ti mbronin ato nga të sulmuarit nga ijet dhe ti çorientonin. Kalorsinë e tij ai e kishte ndarë baraz në dy krahët, me gjysmën e karrocave në front të ç’do njësië, dhe ai vetë ngiste elefantin më të madh në krahun e majtë të ushtrisë.
Aleksandri duhet të ketë patur me vete të paktën rreth 6,000 kalorsë Shokësh dhe nja10,000 trupa të zgjedhur këmbësore Maqedon dhe Shqiptar, nën komand përkatëse të Seleukus dhe Antigjenes. Dy njësi të tjera më të lehta këmbësorësh Agrianë dhe Ilirë janë dhënë si të prira nga Leonatus dhe Tauron përkatësisht. Sipas Polyaenus, të dy seksionet e ushtrisë kishin gjysmën e forcës së tyre në linjë dhe reston të nxjerrë në një kënd përpara, që ishte patjetër të ndihmonte trupat të mbanin formacionet e tyre gjatë avancimit diagonal, dhe gjithashtu të siguronte që ata të bënin kontakt në fillim me ijet armik, dhe pastaj të vazhdonin përqark në prapavijë të ushtrisë pa takuar elefantët, tanket antik, që mund të mësynin vetëm përpara.
Në fillim shigjetarët e kaluar Dahae u lëshuan kundër të majtës Indianë. Fill më pas erdhi mësymja kryesore, me këmbësorinë duke avancuar e para drejt të djathtës Indiane. Pastaj Aleksandri mori Agemën e Shokëve bashkë me hiparkitë e Ptolemyt, Hefastion dhe Perdikas kundër krahut tjetër, duke lënë ato të Koenus dhe Demetrius pas në rast se Porus do provonte të sillte elefantët e tij rrotull kundër kalorsis së tij. Atëherë Polyaenus shkruan:
‘Të ndalonte të jashtëijësohej nga kalorsia Maqedone, Porus avancoi nga e majta, por meqënëse ai nuk e kishte anticipuar manovrën e Aleksandrit, elefantët prishën formacionet tyre në shumë vënde. Kur Maqedonët ( trupat e Koenus dhe Demerius) mësynin boshllëkun në linjën e tij, ai detyrohej të kthehej të luftonte frontin. Ndërkohë kalorsia me Aleksandrin arritën të kalëronin përqark dhe duke sulmuar Indianët nga prapavija ata fituan përleshjen’.
Siç trupat e mundur Indian u tërhoqën pas për shpëtim midis elefantëve, ngasësit e tyre vazhduan të drejtonin kafshët te pikat ku skuadronet e Aleksandrit kishin përqëndruar sulmin e tyre, ‘duke shkaktuar panik të madh midis kuajve e burrave njëlloj’. Shokëve ju desh të tërhiqen shpejt, duke hapur vendin për këmbësorinë e lehtë Shqiptare- ndoshta edhe mercenarët që sapo kishin kryqëzuar lumin- të bashkohen në aksion dhe të përballojnë furinë e elefantëve. Ata ‘lëshuan heshtat e tyre mbi ngasësit, dhe, duke formuar një unazë rreth kafshëve, breshëruan mbi to nga të tëra anët’. Elefantët nga ana e tyre u turrën egërsisht përpara, duke shkatërruar ç’do gjë në shtegun e tyre dhe duke u dhënë vdekje të tmerrshme atyre që ishin afruar pakujdesshëm së tepërmi. Këmbësoria Indiane atëherë u afrua, duke qëlluar mbi heshtarët në mbështetje të elefantëve, dhe po ashtu bëri kalorsia, duke u kthyer përsëri rrotull kundër Shokëve. Por edhe një herë tjetër fuqia dhe eksperienca e burrave të Aleksandrit i shtyu Indianët pas midis elefantëve me humbje të rënda.
Në krahun tjetër rrjedha e ngjarjeve kishte qënë pak a shumë e ngjashme. Këmbësoria atje duke ndjekur udhëzimet e Aleksandrit kishte jashtëijësuar të djathtën Indiane, kishte sulmuar forcën e tyre të vogël të kalorsisë nga pas dhe në front, dhe me lehtësi e kishte shpartalluar atë. Trupat e mundur, sikurse shokët e tyre në të majtë, ishin kështu të detyruar të tërhiqen pas drejt qëndrës, ku ata u rimblodhën përsëri të vazhdonin luftimin përreth elefantëve. Sipas Plutark, luftimi atje zgjati për disa orë, me të dyja anët duke luftuar trimërisht dhe me kryeneçësi.
Deri tani strategjia e Aleksandrit po shkonte sipas planit. Ushtria Indiane ishte hedhur krejt në rrëmujë, dhe të dyja forcat, kalorsi dhe këmbësori, të turmuara midis elefantëve ishin katandisur në një masë të padobishme ushtarësh. Ata kishin prishur rregullin e tyre normal të betejës dhe po vepronin secili në kokë të vetë, pa një plan të përbashkët aksioni. Dhe elefantët, që ishin shpresa e vetme e Porus, në këtë pikë filluan të bëheshin më e më të pakontrollueshëm, dhe po shkaktonin aq shumë dëme te Shqiptarët sa mbi vetë Indianët. Dhe kur forca nën Kraterus kryqëzoi lumin të bashkohen në aksion, një arratisje e plotë e ushtrisë Indiane pasoi. Pothuajse tërë elefantët e pavrarë në aksion u kapën, bashkë me 9,000 të burgosur. Nja 12,000 të tjerë ishin vrarë në luftim, midis tyre dy djemtë e Porusit dhe gjeneralët e tij më të mirë. Porus vetë, ndryshe nga Darius, luftoi trimërisht në elefantin e tij derisa ai ishte braktisur krejt nga burrat përreth tij, dhe ishte nga të fundit të linte fushëbetejën. Ai pati marrë shumë plagë, dhe po ashtu elefanti i tij, dhe kjo e ndaloi arratisjen e tyre. Kur u pyet nga Aleksandri se si ai mendonte që të trajtohej, ai thuhet të jetë përgjigjur ‘Si një mbret’. Aleksandri tashmë kishte pëlqyer mënyrën që ai kishte luftuar, dhe tani e admiroi akoma më tepër nga kjo përgjigje fisnike, dhe e bëri atë një nga Shokët e tij të ngushtë.