Madhështia e Rugovës janë burrat dhe gratë e saj, që i dhanë kombit nder dhe emër në mbarë botën!

Nga Sali Berisha – ish kryeministër i Shqipërisë.

Te dashur miq, Rugova turistike eshte vertet diamanti i Alpeve tona, por madheshtia e saj eshte historia, jane burrat dhe grate e shquar te saj qe i dhane emer kombit ne mbare boten. Rugova eshte vendi lindjes dhe i origjines te gjeniut te urtesise, vizionit, guximit shqiptar, prijesit dhe arkitektit te Kosoves se pavarur, Gandit te Europes, presidentit Ibrahim Rugova, vendi i trimave legjendar qe shnderruan Rugoven ne keshtjelle te pamposhtur te shqiptarizimit, vendi i shkrimtareve te medhenj te kombit, kengetareve te mirenjohur dhe sportistes, xhudistes me te mire te kombit dhe botes Majlinda Kelmendi!

Te dashur miq, ne kete foto jam me Dr Ibrahim Rexhaj ne Qaf Rexhaj te Shkrelit, vendin ku historikisht mblidheshin burrat nga Rafshi i Dukagjinit, Malesia e Gjakoves, Rugova dhe niseshin per mbrojtjen e trojeve shqiptare!

Ketu erdha per te vizituar kompleksin, permendoren dhe varrezen e martireve te kombit shqiptare Rexhe Avdia, Adem Isufi, Ahmet Isufi, Avdi Smajli, Isuf Smajli, Hajdar Feka, Harejdin Fekaj, qe si luftetare te Lidhjes se Prizerenit luftuan si kreshnike me nje heroizem te pashoq dhe rane per t’u bere te pavdekshem ne mbrojtje te trojeve shqiptare nga pushtuesit barbare. Ne permendoren e larte te ngritur per nder te tyre shkruhet porosia e tyre e fundit: “Shqiperine, Amanet”! Nje nderim perjete dhe mirenjohje te pakufishme te reneve te kombit tone! sb