Ish-komandanti i Koshares i kundërpërgjigjet gjeneralit serb: Territori i humbur me luftë, fitohet vetëm me luftë!

Ish – oficeri dhe komandanti i luftës së Koshares, Hisen Berisha ka reaguar ndaj gjeneralit serb Lazareviç, shkruan gazeta “Bota sot”.

Hisen Berisha përmes reagimit i përgjigjet gjeneralit serb në cilësinë e komandantit në luftën e Koshares.
Berisha thotë se, diplomacia dhe politika e Kosovës do të përgjigjet me urtësinë dhe mençurinë e Ibrahim Rugovës dhe të Fehmi Aganit në tryezën e bisedimeve.
Ky është reagimi i plotë i komandantit Hisen Berisha:
Reagim ndaj Gjeneral Lazareviçit
Presidenca serbe këto vitet e fundit është duke I fuqizuar segmentet dhe personalitetet milosoviciane në fushata mediatike me dy qëllime të caktuara.
1. Gradat e larta të shtatmadhorisë serbe ( siç këto ditët e fundit dalja e Gjeneralit Lazarevic) po tenton të i fsheh dy të vërteta;
a. Luftën e pastër të djemve shqiptarë të prirë nga intelektualë, ushtarak karriere të cilët ushtrinë serbe millosheviçiane e dëbuan nga territori i ish republikave jugosllave Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë; dhe
b. Në luftë asnjëherë nuk zgjodhët përballjen me UÇK-në drejtuar nga ushtarak profesionistë dhe në ato raste kur jeni përballë keni pësuar duke u tërhequr dhe hakmarrë ndaj civilëve të paarmatosur gra, pleq e fëmijë.
Gjeneral Lazarevic në luftës kundër UÇK-së Ju përsëritet taktiken: Ushtria hyjnore serbe kundër pleqve, grave e fëmijëve të pa mbrojtur shqiptarë.
2. Ndërsa qëllimi I dytë I presidencës aktuale serbe është se: ushtarakët milosheviçian bashkë me zingjirin e tyre policorë e politik, kanë për detyrë gjatë këtyre ditëve kur po pritet fillimi i bisedimeve përfundimtare kosovare – serbe të mbushë opinionin me sa më shumë të pavërteta, shpifje, insinuata, dokumente komprometuese dhe nëpërmes këtyre veprimeve ta pamundësoj përfshirjen në bisedime të inteligjencës së mirëfilltë të kombit shqiptarë që jeton në Kosovë, në mënyrë që shqiptarët të shkojnë të përçarë, të paqartë dhe të pësojnë humbje në tavolinën e bisedimeve.
E njoh këtë taktikë! Serbia e Millosheviçit e përdori në Rambuje, ku delegaten shqiptare atje e prezantoj si dy grupe, Rogovian dhe grupi I UCK-së, pra ia dolët prezantimit mashtrues, traditë e shkollës diplomatike serbe.
Ajo që ndodhi në Rambuje, tregoi fytyrën tuaj të vërtetë “mashtrimin diplomatik” si taktikë e shkollës suaj ngase shqiptarët në delegaten e tyre (rugovistë dhe UCK-istë) në Kosovë, një zërit pranuan dhe nënshkruan vendimet e asaj konference dhe ju lanë në mesjetën tuaj ortodokse, dhe nënë bombat e aviacionit të NATO-s.
Z. Gjeneral, shqiptarët e Kosovës ju kanë mundur ushtarakisht;
Tregojini presidentit aktual të Serbisë se “një territor I humbur më luftë, fitohet vetëm me luftë”.
Unë, Hisen Berisha po ju përgjigjem ushtarakisht në cilësinë e komandantit të luftës, në luftën e Koshares;
Diplomacia dhe politika kosovare do te të përgjigjet me urtësinë dhe mençurinë e Ibrahim Rugovës dhe të Fehmi Aganit në tryezën e bisedimeve.